E Martë, 3 Nëntor 2026

Masa për lirimin e hapësirave publike në plazhe nga Bashkia Lezhë

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Në nisje të sezonit turistik, bashkia Lezhë, bazuar në hartën e stacioneve të plazheve ka kryer evidentimin e stacioneve të plazheve publike në territorin e saj.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, janë marrë masa për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje, me qëllim garantimin e aksesit të lirë për qytetarët.

Gjithashtu, strukturat akomoduese janë njoftuar për mundësinë e zgjidhjes së kontratës trepalëshe, në rastet kur nuk respektohen kushtet për mirëmbajtjen e stacionit të plazhit.

Bashkia Lezhë shpreh angazhimin për të siguruar një sezon turistik të rregullt, të sigurt dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

1 nga 11

/m.m/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›