E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa për rregullimin e faqes së internetit pas dëmtimit nga "piratët"

Autori i Lajmit: red.
Posta Shqiptare ka marrë të gjitha masat për të rikthyer në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur, faqen e saj të internetit, që është dëmtuar nga piratet e internetit. Drejtori i Përgjithshëm i Posta Shqiptare, Arqile Gorea, tha se faqja në ëeb e Posta Shqiptare është shfrytëzuar dhe dëmtuar nga piratët e internetit për të bërë propagandë nacionaliste. Përballë këtij fakti, tha Gorea, kemi marrë të gjitha masat me institucionet përkatëse për të rikthyer në funksionin e saj të vërtetë, faqen ëeb të Postës Shqiptare, e cila i shërben klientëve të saj me informacione të ndryshme mbi tarifat, destinacionet apo misionin e këtij institucioni të rëndësishëm për vendin tonë.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›