E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër kulturore në afresket e kishave të Onufrit në Elbasan

Elbasan- Një sërë afreskash nga më të rëndësishmet të pikturës post Bizantine Shqiptare të pikturuara me mjeshtëri të rrallë nga Onufri janë dëmtuar mjaft rëndë me qëllim grabitjen.

Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin kishën e “Shën e Premtes” në fshatin Valesh të zonës së Shpatit në rrethin e Elbasanit duke shkatërruar pikturat murale të ikonografit të madh shqiptar Onufri.

E ndërtuar ne vitin 1540 kjo kishe mbante vlera të rralla kulturore për periudhën e pikturës mesjetare shqiptare. Nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise në vendngjarje ka ardhur Artan Shkreli i cili konstatoi se dëmi i shkaktuar ishte kolosal. Duke krahasuar Onufrin ne Mikelanxhelon, Shkreli u shpreh me keqardhje se ky eshte nje dem i pariparueshem per kulturen shqiptare.

Masakra ne kishen e “Shen Premtes”

Nga ana tjeter aktivisti i Forumit per Mbrojtjen e trashegimise dhe njekohesisht deputet i PS Auron Tare denoncoi kete demtim te rende te pikturave te Onufrit duke theksuar se ne nje vend europian Ministri i Kultures do te kishte dhene doreheqjen para nje situate te tille.

Afresket e demtuara

Kjo kishe eshte grabitur dy here brenda nje jave ne daten 30 dhjetor dhe ne 5 janar. Pasi u denoncua vjedhja e pare nga banoret e zones dhe komuna e Gjinarit policia nuk mori asnje mase per mbrojtjen e saj apo per identifikimin e autoreve cka beri qe situata te perseritej dhe demi i shkaktuar tashme te ishte i pariparueshem.

Pikturat e rralla murale

Pikturat e rralla murale te cilat pervec skenave religjioze mbartnin edhe aspekte te jetes se perditshem shqiptare kane bere nje revolucion nr pikyutrn kishtare mesjetare. Keto afreska kane qene te pamundura te grabiten nga muret e kesaj kishe shekullore pasi nga goditjet ato jane therrmuar.

Sipas specialisteve punimet e kryera me fije kashte nuk mund te zhvendosen pasi ato therrmohen dhe shkaterrohen teresisht.

Qe prej vitit 2007 objekteve te kultit iu hoq mbikeqyresi i cili paguhej nga shteti me 3 mije leke te vjetra. Ato u lane ne meshire te fatit dhe vlera te rralla kulturore, mijeravjecare tashme nuk ekzistojne.

Afresket e demtuara me qellim grabitjen

Ja çka ngelur nga masakra…

Specialistet bejne bilncet e demit

Ambjentet e kishes se “Shen Premtes”

Kisha mbrohet nga Shteti….

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Tëitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›