E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne Irak me 100 viktima

BAGDAD - Sulm i pergjakshem me afro 100 viktima dje ne Irak. Autoritetet irakiane thone se te pakten 38 vete humben jeten dhe me se 60 te tjere u plagosen nga dy shperthime vetevrasese ne pjesen veriore te vendit. Policia tha se sulmi ndodhi ne nje qender rekrutimi te forcave irakiane te sigurimit ne qytetin Bakuba, te provinces Dijala.

Nje zedhenes i ushtrise amerikane ne Bagdad deklaroi se sulmi kishte ne shenjester rekrute te policise irakiane. Zyrtaret irakiane thane se pjesa me e madhe e viktimave ishin rekrute te ushtrise. Ky incident ndodh ne prag te nje fushate te re shtypese ne provincen Dijala.

Nderkohe, komandanti me i larte britanik ne Irak, tha se qyteti jugor i Basres mbetet nen kercenimin e militanteve shiite, me gjithe ofensiven e marsit qe e stabilizoi rajonin.

Gjeneral Majori Barney White-Spunner tha dje se milicite shiite, te cilat e humben kontrollin mbi Basren gjate nje ofensive te ushtrise, jane te vendosura te kthehen ne qytet. Ai tha se forcat irakiane dhe britanike po ngrene nje rrjet sigurie per te mos lejuar kthimin e militanteve ne qytet.

Po dje, zyrtaret irakiane thane se gjeten prane qytetit Mosul trupat e kater personave me plage armesh zjarri. Kurse ne Bagdad nje person aktivizoi nje granate prane nje postblloku policor, duke lene te vrare 3 vete dhe duke plagosur 13 te tjere.

Ushtria amerikane tha se trupat ne kryeqytet ndaluan nje militant qe kishte pasur gisht ne shperthime me bomba ne ane te rruges. Ushtria tha gjithashtu se forcat e koalicionit ndaluan pese persona te dyshuar si terroriste gjate operacioneve ne qytetet veriore Mosul dhe Samarra.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›