E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktiviteti ne sheshet publike dhe ambiente private

KORCE - Maratona e Muzikes Popullore celi "Javen e muzikes" ne qytetin e Korces, nje aktivitet qe eshte parashikuar te zhvillohet deri ne fundjave si ne mjedise publike edhe ne lokale te mbyllura. Mijera dashamires te kenges popullore mbushen mbremjen e se henes sheshin kryesor te Korces para katedrales, ku ne nje skene masive, interpretuan kenget e repertorit te tyre artiste te njohur korcare si Eli Fara, Devis Xherahu, vellezerit Stefi dhe Endri Prifti, kengetaret Lazarela dhe Ermira Kola. Ne kete koncert erdhi edhe muzika popullore e te gjitha trevave te vendit e jashte tij nga grupi i Tepelenes, nga Shkodra e Kosova. Spektatori korcare mirepriti dhe shijoi jo vetem kenge te njohura te interpretuara me pare nga kengetaret popullore, por edhe krijime e perpunime te reja muzikore te kengetareve qe moren pjese ne kete koncert. Gjalleria qe perjetoi qyteti i Korces me koncertin e maratones se muzikes popullore ka qene e ngjashme me festa te rendesishme si Krishtlindjet, Viti i Ri etj., kur qytetaret mbushnin masivisht sheshin kryesor para Katedrales. "Ne duam te japim mesazhin qe Korca feston dhe mirepret me veprimtari te shumta kulturore dhe artistike vizitoret qe mund te argetohen te ne deri ne oret e vona te nate", u shprehen organizatore te ketij aktiviteti. Serish e gjalleruar deri ne mesnate pritet te ishte edhe mbremja e djeshme ne sheshin kryesor te qytetit nga koncerti, qe dhane artistet e rinj te "Akademise se Yjeve". Kjo mbremje u prit me me shume entuziazem nga te rinjte korcare qe ndoqen koncertin e kengetareve te rinj. Ne ditet ne vazhdim, kengetare apo grupe muzikore si Vedat Ademi, Sokol Shehu, "Burn", "Fever", "The Singles", "Super Nova", "Cody" do te japin koncertet e tyre ne salla te mbyllura te disa prej lokaleve me te njohura te qytetit te Korces. Aktiviteti i "Javes se muzikes" ne Korce do te mbyllet diten e shtune ne mbremje me koncertin "Energy Party" ne ambientet e Parkut Rinia te qytetit, ku gjithashtu pritet nje pjesemarrje masive e qytetareve dhe artdashesve korcare e krahas tyre edhe e vizitoreve te ardhur per pushime ne kete qytet. Gezim Hashimi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›