E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër në Karaçi, 45 të vrarë nga bomba

Në një shpërthim bombe në qytetin më të madh dhe ish-kryeqytetin e Pakistanit, Karaçi, sot janë vrarë të paktën 45 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë e gra, kurse plagë kanë marrë edhe 149 persona të tjerë, njoftoi agjencia Reuters, duke iu referuar autoritetit të këtij qyteti Hashim Riza. Agjencia transmeton se për shpërthim dyshohet një vetëvrasës dhe se sulmi është kryer mbi shiitët myslimanë derisa ata po dilnin nga xhamia në rajonin Abas Taun të Karaçit.

Sipas njoftimit të shefit të policisë lokale, Fjaz Lugari, shpërthimi ka dëmtuar dukshëm edhe dy ndërtesa të banuara, kurse pas këtij shpërthimi u dëgjua edhe një tjetër, por për të cilin nuk mund të thuhet se ka qenë nga bomba.

Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Në aksionet e dhunës, gjatë vitit të kaluar në Karaçi, kanë pësuar 2 284 persona dhe ky është bilanci më i keq 20 vjetëve të fundit në këtë qytet, njoftoi Komisioni i pavarur pakistanez për të drejtat e njeriut./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›