Masakra Dajti dosja e Prokurorise

Versioni zyrtar mbi ngjarjen fare ndodhi ne 7 gusht 2009 ne plazhin e Durresit
Pergjigja per letren me akuza Te gjitha detajet ne kerkesen per gjykim
TIRAN - Me publikimin e letres drejtuar Presidentit z. Bamir Topi kryeministrit z. Sali Berisha dhe kryetares se Kuvendit znj. Jozefina Topalli te perpiluar nga shtetasi Sokol Kociu njeherazi drejtues i organizates Byroja per Mbrojtjen e te Burgosurve i cili ka marre ne mbrojtje te akuzuarin per vrasjen e pesefishte Dritan Dajti prokuroria nuk pranon te prononcohet publikisht edhe pse hidhen dyshime per fshehjen e provave.
Sipas tyre e vetmja gje qe mund te thuhet ne kete rast eshte se hetimet jane mbyllur per kete dosje dhe tashme ajo ndodhet ne gjykim ku do ti nenshtrohet nje procesi te rregullt ligjor.
Qendrimi jone per kete ceshtje eshte ajo qe kemi paraqitur ne mbyllje te hetimit ne kerkesen per gjykim dhe provave qe kemi paraqitur ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda te cilat do ti nenshtrohen shqyrtimit gjyqesor - thane burimet zyrtare te Prokurorise se Krimeve te Renda.
Me poshte Shekulli boton te plote kerkesen per gjykim per ngjarjen e 7 gushtit te 2009-es te ndodhur ne plazhin e Durresit ku mbeten te vrare kater agjente policie nje mik i te pandehurve te dosjes dhe u plagos nje person i gjashte.
Sipas dosjes jane perpiluar 53 procesverbale e 40 akt-ekspertime te ndryshme si dhe nje sere provash te tjera materiale qe kane arritur zbardhjen e ngjarjes se 7 gushtit 2009.
Kerkesa per gjykimin e procedimit penal nr 62/1 viti 2009 eshte hartuar nga prokuroret Ardian Nezha dhe Eugen Beci Prokurore ne Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane. Te pandehurit jane Dritan Dajti Ergest Xhoxhi dhe Mariglen Mucaj.
Me poshte gjendet i plote versioni i prokurorise per ngjarje
...Me daten 7 gusht 2009 rreth ores 1350 ne lagjen nr. 13 Plazh Durres prane pistes se vogel Iliria jane vrare me arme zjarri punonjesit e policise Fatos Xhani Altin Dizdari Sajmir Duckollari Kastrio Feskaj dhe shtetasi Ledjon Mara si dhe jane plagosur shtetasit Dritan Dajti dhe i mituri F. Shamku.
Ne lidhje me kete ngjarje Prokuroria per Krime te Renda po me kete date ka regjistruar procedimin penal nr. 62 ne ngarkim te shtetasit Dritan Hasan Dajti i akuzuar se ka kryer vepren penale te Vrasjes ne rrethana cilesuese ndaj punonjesve te policise Fatos Xhani Kastriot Feska Saimir Duckollari Altin Dizdari. Pas kryerjes se veprimeve hetimore ne lidhje me kete procedim penal ka rezultuar te provohet se
Me daten 07.08.2009 Sherbimet e Sektorit te Operacioneve Speciale prane Drejtorise se Luftes Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit kane marre informacion mbi levizjet dhe vendndodhjen e personit ne kerkim per vrasje shtetasit Dritan Dajti. Nga kjo strukture eshte organizuar puna per identifikimin mbajtjen ne vezhgim dhe kapjen e ketij shtetasi duke hartuar dhe planet e operacionit perkates.
Gjate kryerjes se ketij operacioni per kapjen e personit shume te kerkuar shtetasit Dritan Dajti kane qene te pranishem punonjesit e policise Fatos Xhani Kastriot Feskaj Sajmir Duckollari Altin Dizdari te cilet mbeten te vrare dhe policet me inicialet A.Xh. P.L. F.M. P.S. A.M. F.G. A.K. dhe P.H.
Pikerisht ne kete date keta punonjes policie kane mbajtur nen vezhgim te panderprere ne zonen Iliria ne lagjen nr. 13 Plazh Durres shtetasin Dritan Dajti dhe rreth ores 1345 minuta kane konstatuar automjetin e tipit Volskvagen Touareg ngjyre e zeze me targa CR 535 FR. Pikerisht per kete automjet ishte marre informacion se drejtohej nga shtetasi Ergest Xhoxhi i cili eshte kunati i personit ne kerkim Dritan Dajti.
Ne vendin e pare te mjetit ka udhetuar shtetasi Ledjon Mara dhe ne sediljen e pasme te mjetit ka qene shtetasi Dritan Dajti. Pas konstatimin te ketij automjeti grupi operacional ka vazhduar ndjekjen per mbajtjen ne vezhgim dhe kapjen e ketyre personave.
Ne nje moment rreth ores 1350 minuta te dates 7 gusht 2009 ky automjet ka ndaluar ne afersi te kryqezimit qe te con per tek pista e vogel Iliria. Ne kete moment grupi operacional eshte afruar ne drejtim te mjetit tip Touareg me tre automjetet e tyre dhe me konkretisht me makinen tip golf ngjyre blu brenda se ciles kane qene punonjesit e policise A.Xh. dhe P.S.
Ne automjetin e dyte tip Ford fiesta ngjyre jeshile kane qene punonjesit e policise Kastriot Feskaj dhe F.M. ndersa ne mjetin e trete tip Renault ngjyre gri kane qene efektivat P.L. F.G. dhe Sajmir Duckollari. Ndersa punonjesi i policise Altin Dizdari eshte afruar tek mjeti Touareg me nje motor tip skuter ngjyre bezhe.
Sapo jane afruar tek mjeti Touareg punonjesi i policise Fatos Xhani ka hapur deren e pare te shoferit te mjetit tip Touareg dhe me thirrjen ndal policia i eshte drejtuar personit qe ndodhej ne sediljen e pasme te mjetit. Menjehere nga ana e personit qe ndodhej brenda mjetit eshte hapur zjarr ne drejtim te Fatos Xhanit duke e lene te vdekur ate.
Po nga brenda makines nga i njejti person eshte hapur zjarr nga krahu i djathe i makines sedilja e pasme nga brenda jashte me dy arme zjarri ku per pasoje ka mbetur i vrare punonjesi i policise Sajmir Duckollari.
Nderkohe efektivet e policise P.S. dhe Kastriot Feskaj jane perpjekur te neutralizojne tre persona qe qendronin ne kembe pas mjetit tip Touareg ne momentin kur forcat policore hyne ne veprim.
Polici P.S. ka neutralizuar per momentin nje djale te ri te moshes rreth 25 vjec 1.80 meter i gjate te cilin e ka rrezuar ne toke. Punonjesi i Policise F.M. ka neutralizuar dhe prangosur shtetasin Erges Xhoxhi te cilin ka tentuar ta largoje nga vendi ku po zhvillohej ngjarja pasi kishte shume te shtena me arme zjarri.
Personi i kapur nga polici P.S. ka mundur ti largohej ketij te fundit dhe ne ndjekje te tij eshte vene polici Kastriot Feskaj duke u futur ne nje rrugice e cila eshte paralel me rrugen ku kishte ndaluar mjeti Touareg.
Personi qe qelloi nga brenda Touareg-ut dhe vrau dy punonjesit e policise Fatos Xhani dhe Sajmir Duckollari doli nga dera e pasme e mjetit krahu pas shoferit dhe menjehere ka hapur zjarr ne drejtim te punonjesit te policise Altin Dizdari ne distance te afert.
Nga shkembimi i zjarrit pikerisht ne mesin e kryqezimit ku po zhvillohej ngjarja ka mbetur i vrare polici Altin Dizdari si dhe shtetasi Ledion Mara i cili ishte i shoqeruar me Ergest Xhoxhin. Pasi ka kryer keto veprime personi qe doli nga makina vazhdoi rrugen ne drejtim te plazhit me nje cante qe kishte krahe-qafe.
Me pistoleten qe mbante ne dore personi ka qelluar dy here ne drejtim te P.S. i cili kishte mbetur i rrezuar ne mesin e rruges per ne plazh ne momentin qe po perleshej me personin qe arriti te largohej.
Personi qe u largua u ndoq nga Kastrioti dhe ne hyrje te rrugices se dyte Kastrioti ka arritur ta neutralizoje kete person. Pasi ka pare kete skene personi qe kishte pistoleten ne dore Dajti i eshte afruar nga pas policit Kastriot Feskaj duke e qelluar kete dy here nga pas.
Personi i neutralizuar i paidentifikuar akoma arriti te largohej nga vendi i ngjarjes dhe nuk eshte bere e mundur kapja dhe identifikimi i tij. Personi qe kishte pistoleten ne dore Dajti pasi ka qelluar Kastriotin ka vazhduar rrugen drejt plazhit dhe ka qelluar dhe ne drejtim te shtetasit Fatjon Sh. i mitur i cili po kthehej nga plazhi dhe ishte kalimtar i rastit.
Ne ndihme te ketyre punonjesve te policise kane ardhur dhe efektiva te tjere policie te cilet kane bere te mundur neutralizimin e Dajtit me pistolete ne dore. Prane tij eshte afruar polici P.S. i cili ka arritur ta prangose. Ne kete moment personi i prangosur eshte vete identifikuar si Dritan Dajti.
Gjate veprimeve te kryera eshte konstatuar se arma qe kishte ne dore Dritan Dajti nuk kishte me fisheke. Ai rezultoi te ishte i plagosur dhe per kete arsye eshte transportuar nga Policia ne drejtim te Spitalit Rajonal Durres. Ne canten qe ai mbante krahe-qafe u gjeten dhe sekuestruan disa sende dhe dokumente personale te tij si dhe nje kreher pistolete me fisheke.
Nga kjo ngjarje sic edhe shpjeguam me lart kane mbetur te vrare me arme zjarri punonjesit e policise Fatos Xhani Altin Dizdari Sajmir Duckollari Kastriot Feskaj dhe shtetasi Ledjon Mara si dhe jane plagosur i arrestuari Dritan Dajti dhe shtetasi Fatjon Sh. Gjate ketij operacioni policie eshte bere e mundur te arrestohet shtetasi Ergest Xhoxhi kunati i te arrestuarit Dritan Dajti.
Gjithashtu gjate hetimit te ketij procedimi penal eshte arritur te provohet se shtetasi Dritan Dajti ka falsifikuar dhe ka perdorur tre dokumente policie. Ndersa ne bashkepunim me shtetasin Ergest Xhoxhi ai ka falsifikuar dhe ka perdorur dokumentet e mjetit tip Volskwagen Touareg me targa CR 535 FR.
Sic edhe shpjeguam shtetasi Dritan Dajti me veprimet e tij te kundraligjshme ka konsumuar vepren penale te Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me pasoje vdekjen e kater punonjesve te policise si dhe vrasjen me dashje ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave me pasoje vdekjen e shtetasit Ledion Mara dhe plagosjen e shtetasit Fatjon Shamku.
Nga hetimi i ketij procedimi penal eshte arritur te provohet se shtetasi Ergest Xhoxhi ka perkrahur te pandehurin Dritan Dajti duke e transportuar ate nga nje banese ne tjetren si dhe duke i siguruar kushte per tu fshehur dhe per tu strehuar me qellim qe Dritan Dajti ti shpetoje kapjes dhe arrestimit kjo fale lidhjeve familjare qe Ergest Xhoxhi kishte me Dritan Dajtin pasi Dritani rezulton te jete burri i motres se Ergest Xhoxhit.
Gjithashtu gjate hetimit te ketij procedimi penal eshte arritur te provohet se shtetasi Ergest Xhoxhi ne bashkepunim me shtetasin Dritan Dajti ka falsifikuar dhe ka perdorur dokumentet e mjetit tip Volskwagen Touareg me targa CR 535 FR mjet me te cilin levizte shpesh Dritan Dajti.
Sic ka rezultuar dhe nga veprimet e kryera ne kuader te ketij hetimi paraprak i arrestuari Ergest Xhoxhi ka perkrahur ne menyre te vazhdueshme te kerkuarin Dritan Dajti me qellim ti shpetoje kapjes dhe arrestimit te tij. Ne vendngjarje pervec te tjerave eshte sekuestruar dhe nje aparat telefoni celular me numer 06943.... qe i perket te arrestuarit Ergest Xhoxhi.
Nga keqyrja e ketij aparati telefoni por dhe nga marrja e te dhenave analitike nga Kompanite e telefonise celulare ka rezultuar se ky shtetas pra Ergest Xhoxhi kishte kontakte telefonike te shpeshta me punonjesin e policise Mariglen Mucaj ne numrin e telefonit celular 0694111... telefoni i punes.
Gjithashtu po nga keto te dhena te perftuara prej keqyrjes se telefonit celular te te arrestuarit Ergest Xhoxhi ka rezultuar se ky shtetas ka pasur kontakte dhe me disa punonjes te tjere policie.
Per kete arsye nga ana jone hetimi u perqendrua ne verifikimin e lidhjeve dhe marredhenieve te te arrestuarit Ergest Xhoxhi me keta punonjes policie.
Pas pyetjes se te gjithe punonjesve te policise qe kishin kontakte telefonike me te arrestuarin Ergest ka rezultuar se punonjesi i policise Mariglen Mucaj ka pasur lidhje te ngushta shoqerore me te arrestuarin Ergest Xhoxhi. Jo vetem kaq por duke iu referuar dhe te dhenave te perftuara nga shpjegimet e punonjesve te policise te pyetur nga ana jone ka rezultuar se oficeri i Policise shtetasi Mariglen Mucaj ka bere te mundur ti siguroje Ergest Xhoxhit nje uniforme policie uniforme te cilen Ergesti dhe kunati i tij i pandehuri Dritan Dajti e ka perdorur per te realizuar disa dokumente policie me foton e tyre.
Nga hetimi ka rezultuar se ne keto dokumente policie i pandehuri Dritan Dajti ka perdorur foto te realizuar me uniformen e policise qe oficeri i policise Mariglen Mucaj i kishte dhene Ergest Xhoxhit qe ne muajin mars te vitit 2008.
Nga hetimi ka rezultuar se kete uniforme policie oficeri i policise Mariglen Mucaj e kishte terhequr ne Drejtorine e Policise se Qarkut Korce ne kohen kur ai ishte oficer policie ne ate Drejtori.
Gjithashtu eshte provuar fakti se ne fotot e dala me uniforme policie nga i pandehuri Dritan Dajti dukshem dallohet grada nenkomisar qe i perket grades me te cilen eshte i graduar oficeri Mariglen Mucaj.
Dhe ne fletehyrjen dokument identifikimi leshuar nga Drejtoria e Policise se Qarkut Korce me emrin Astrit Zeneli dhe me fotot e te pandehurit Dritan Dajti funksioni organik eshte i njejte me funksionin qe ka pasur ne Korce dhe ka aktualisht ne D.P.Q Durres oficeri Mariglen Mucaj konkretisht Specialist ne sektorin kunder Krimeve ndaj prones.
Pra nga hetimi i ketij procedimi arritem te provojme se oficeri i policise Mariglen Mucaj me veprime ne kundershtim me ligjin i ka krijuar lehtesira te arrestuarve Ergest Xhoxhi dhe vecanerisht personit shume te kerkuar Dritan Djatit qe ti shmangej kapjes dhe arrestimit te tij permes krijimit te kushteve per te fshehur identitetin dhe poziten ligjore te tij.
Nese jane kryer te gjitha veprimet hetimore te domosdoshme per te provuar akuzen ne ngarkim te tre te pandehurve nga organi procedues nuk u arrit qe te provohej aktiviteti kriminal vecanerisht ne fushen e Gjobevenes konsumuar gjate kohes kur ka qene ne kerkim nga i pandehuri Dritan Dajti. Gjithashtu nga hetimi nuk u arrit te provohej fakti se kush ishte personi qe neutralizoi veprimet kriminale te pandehurit Dritan Dajti dhe me cfare arme eshte bere e mundur neutralizimi i autorit te vepres penale Dritan Dajti.
Pikerisht ne lidhje me keto dy rrethana te pasqaruara nga hetimi organi procedues ka vendosur te ndaje procedimin 62 viti 2009 ne ngarkim te Dritan Dajtit per vepren penale te parashikuar nga neni 109/b ne 62/1viti 2009 ne ngarkim te Dritan Dajtit Ergest Xhoxhit dhe Mariglen Mucaj duke vendosur dergimin e procedimit penal nr 62/1 viti 2009 per gjykim ne Gjykaten per Krime te Renda Tirane me akuzat e mesiperme.
AKUZAT
Dritan Dajti 1971 i denuar me pare i lindur dhe banues ne Tirane i hetuar nen masen e sigurimit arrest ne burg dhe i arrestuar me date 07.08.2009 mbrojtur nga Ledia Rama
AKUZUAR per kryerjen e veprave penale te
Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese kater here ndaj punonjesve te policise Fatos Xhani Sajmir Duckollari Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj
Vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese ne menyre te rrezikshme per jeten e shume personave me pasoje vdekjen e shtetasit Ledjon Mara dhe plagosjen e shtetasit F.Shamku
Mbajtjes pa leje te armeve luftarake
Falsifikimi i dokumenteve ne bashkepunim duke falsifikuar dhe perdorur dokumentet e makines Volskwagen Touareg me targa Cr 535 FR
Falsifikimi i vulave i stampave ose i formulareve duke falsifikuar dhe perdorur tre dokumente policie Mbajtja pa te drejte e uniformes duke mbajtur dokumente dhe shenja dalluese te policise se shtetit.
Ergest Xhoxhi 1987 i lindur ne Lushnje e banues ne Tirane i padenuar me pare i hetuar nen masen e sigurimit arrest ne burg dhe i arrestuar me date 07.08.2009 e mbrojtur nga avokati Arben Qeleshi.
AKUZUAR per kryerjen e veprave penale te
Perkrahjes se autorit te krimit duke fshehur dhe levizur te kerkuarin nga drejtesia Dritan Dajti
Falsifikimi i dokumenteve ne bashkepunim duke falsifikuar dhe perdorur dokumentet e makines Volskwagen Touareg me targa Cr 535 FR
Mariglen Mucaj 1978 lindur ne Sarande e banues ne Tirane i padenuar me pare i hetuar nen masen e sigurimit arrest ne burg dhe i arrestuar me date 23.11.2009 mbrojtur nga avokati Agron Lamaj
AKUZUAR per kryerjen e vepres penale te
Shperdorimit te detyres duke ndihmuar dhe mos arrestuar te shumekerkuarin Dritan Dajti.