Korrier droge drejt Greqise per 2 500 euro

Gentian Rushani u kap tri dite me pare nga Policia e Korces ne Kapshtice me 1.5 kile heroine qe do shkonte ne Selanik
TIRAN- Gentian Rushani i arrestuar kater dite me pare ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices me 1.5 kg heroine te mbeshtjelle ne trup dhe nje kg tjeter te fshehur ne shtepi ishte transportues i nje rrjeti te trafikut te droges qe e merrte mallin ne Shqiperi me destinacion Greqine.
Kjo linje tashme eshte duke u hetuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda ndersa nje nga te dyshuarit e linjes Gentian Rushani u arrestua ne Kapshtice Burime te Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet saktesuan se 34- vjecari i minoritetit rom do paguhej me 2500 euro per transportimin e droges me destinacion Selanikun.
I pyetur nga prokurori i ceshtjes Ardian Nezha per punedhenesit e tij dhe emrin e pritesit te droges ne Selanik i arrestuari Rushani ka pohuar se nuk i njite pritesit.
Nuk i njoh djemte qe me sollen ne banese drogen.
Ata ma dorezuan dhe me moren numrin tim te telefonit dhe do me telefonin per te me dhene adresen ne Selanik ku duhet te dorezoja mallin kur une te isha ne territorin grek.
Per dergimin e droges do merrja 2500 euro-mesohet te kete thene 34- vjecari Rushani para prokurorit Nezha dhe hetuesit Ervin Brahaj. Te njejtat burime shtuan se i arrestuari me 28 tetor te ketij viti nje dite para kapjes se tij Rushani ka hyre ne territorin grek dhe eshte kthyer vetem per te vezhguar masat sigurise dhe menyren e kontrollit te efektiveve te policise.
Te nesermen e kesaj dite Rushani mbeshtolli drogen duke vendosur 1.5 kg heroine ne trup ndersa e kishte paketuar ne tri qese 500 gramshe. Mallin e kishte mbeshtjelle edhe me nje brez pambuku dhe siper tyre kishte veshur nje bluze dhe nje xhakete ndersa me pas ka marre linjen e autobuzit Korce- Selanik.
Sapo mberriti ne pike kalimin kufitar ne Kapshtice policia nderhyri ndersa me pare kishte siguruar informacionin se ne autobus ndodhej nje person me heroine. Personat ne autobuz i jane nenshtruar kontrollit te imtesishem duke zbuluar drogen ne trupin e Rushanit ku iu gjet 1.5 kg heroine ndersa ai u arrestua ne flagrance.
Gjate kontrollit ne banesen e tij eshte zbuluar edhe nje sasi tjeter prej 1 kg heroine. Gjate paradites se djeshme Rushani doli para togave te zeza te cilet caktuan masen e sigurise arrest me burg per 34- vjecarin e akuzuar per trafiku droge ne bashkepunim.