Masakra boshatis rruget e Durresit
Enkeleda Arapi
Durres- Te shtenat ne pisten "Iliria" ne Durres kane zbrazur brenda pak minutash plazhin dhe rruget e qytetit. Dhjete minuta lufte ne rruge dhe plumba qe fershellenin mbi kokat e kalimtareve dhe banoreve te zones. Disa plumba kane prekur neper makina, rruge dhe banesa, kurse nje grumbull me gezhoja eshte mbledhur nga ekspertet pas masakres. Deshmitaret kane pare gjashte trupa te pergjakur ne mes te rruges qe te conte tek apartamenti ku dyshohej se fshihej i kerkuari Dritan Dajti. Me tej jane pare te calonin edhe tre kalimtare, nje nga te cilet femije 10 vjec. Tre djem u derguan ne spital me plage te lehta plumbi ne kembe, teksa kane qene ne shoqerine e nenave te tyre. Policia nuk dha identitetet e tyre, kurse deshmitaret treguan se si percollen te plagosurit ne spital.
Pa dashur te identifikoheshin me emer per shkak te frikes dhe terrorit qe perjetuan, banoret e lagjes thane per gazeten "KJ" se degjonin plumbat qe u fershellenin mbi koka dhe jane shtrire barkazi. "Ne nje moment perfitova per t'u larguar me shpejtesi dhe pashe turmat e njerezve qe benin te njejten gje te tmerruar pasi te shtenat vazhduan per disa minuta", tha per gazeten nje 50-vjecar, banor i kesaj lagjeje qe gjendej ne rruge ne ato caste. Kurse nje grua tregon per te lenduarit qe ishin kalimtare. "Nje prej tyre u percoll nga nje tjeter kalimtar per ne spital, kurse tjetrin e moren policet duke e futur ne ambulance. Ishte nje kaos i vertete dhe ne ato momente cfare nuk kam menduar", thote gruaja rreth te 40-ve.
Qetesise se nje dite pushimi ne bregdetin durrsak iu shtuan krejt papritur krismat e armeve te zjarrit, ku gjithcka dukej jo reale. Pushues te shumte te tmerruar nisen te largoheshin me shpejtesi. Edhe pak ore pas ngjarjes, ne nje veshtrim ne sektorin "Iliria" mund te vije re vetem levizje te forcave te shumta te policise, pasi rruget ishin te zbrazura. Edhe zona e plazhit kishte pak pushues, te cilet ngriten cadrat menjehere pas luftes ne mes te qytetit, duke iu trembur perceptimit te ngjarjes. Pas qetesimit te situates ishin te paket syte kureshtare qe i afroheshin zones se rrethuar me shirita "Policia". Teksa forcat e policise mundoheshin te mbanin larg jo vetem njerezit, por edhe mediet, askush nuk sqaronte se cfare po ndodhte ne ate zone. Banoret nuk arrinin te shpjegonin dot se perse ne nje orar ku levizja ishte shume e madhe nga ana e pushuesve, forcat e policise u perqendruan ne kete zone. Megjithese u konsiderua operacion i fshehte, nuk rezultoi i tille, por me bilanc tragjik dhe ne mes te dites, duke rrezikuar jeten e civileve.
Nishani dhe Prenci vendosen ne Durres
Ministri i Brendshem Bujar Nishani dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, kane shkuar menjehere ne qytetin e Durresit pasi kane mesuar per ngjarjen e rende qe ndodhi ne pisten "Iliria". Megjithese ka qene nje operacion i organizuar me se miri, asnje prej tyre nuk e priste nje pergjigje te armatosur te Dritan Dajtit, qe la te vdekur kater police. Ministri Nishani eshte vendosur ne drejtorine e policise Durres, kurse Prenci, vartesi i tij Ilia Nasi, krere te tjere te Policise se Shtetit, jane vendosur ne pisten "Iliria", ku kane ndjekur nga afer veprimet hetimore se bashku me prokuroret e Krimeve te Renda Tirane dhe perfaqesues te Prokurorise se Pergjithshme.
Dajti coi dosjen ne Strasburg
I shumekerkuari Dritan Dajti nuk e ka pranuar asnjehere akuzen e vrasjes se biznesmenit Agim Beqa. Dosja e tij eshte derguar ne Gjykaten e Strasburgut pasi jane pretenduar shkelje te procedurave ligjore dhe ky institucion ka vleresuar te drejte kerkesen e 39-vjecarit, "Dritan Dajti kunder Shqiperise". Ceshtja eshte ende ne shqyrtim nga kjo gjykate. Ndaj Dajtit jane dhene nga Gjykata e Tiranes 20 vjet burg, ndersa i papajtuar me vendimin ai eshte arratisur.