E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga vjedhjet e pushuesve, tek vrasjet me arme zjarri

Sezoni veror ne qytetin e Durresit ka shenuar ditet me te zeza te tij. Gjithcka ka nisur me dukurine e vjedhjeve ne plazh te turisteve, pushuesve dhe banesave, deri tek makinat dhe rreziku nga motoret e ujit. Nje mjet lundrues goditi per vdekje pushuesin nga Kosova, Sabit Kuci, i cili nderroi jete pas 9 ditesh ne koma ne spitalin e Durresit si pasoje e plages ne koke qe mori teksa lahej ne sektorin "Hekurudha" me 15 korrik. Nuk do te mungonin edhe sherret ne plazh deri tek vrasjes, qe sollen urdhrin e Policise se Shtetit kunder ndotjes akustike dhe kufizimit te orareve te lokaleve te nates. Kater dite me pare, Fundim Dedja, pronari i buzukut "Coco Bongo" ne Durres, dyshohet se vrau me pistolete klientin 26 vjecar, Emiljano Sula, nga Lushnja, por banues ne qytetin bregdetar. Krimi erdhi pas sherrit per balerinat dhe perleshjes fizike. Policia ndaloi te dyshuarin. Por pa kaluar dy dite, ne plazhin prane "Shkembit te Kavajes", policia eshte konfrontuar me ish-badiguardin e kryeministrit Sali Berisha, tashme pronar i disko "Rio"-s ne "Shkembin e Kavajes". Sali Lusha eshte arrestuar se bashku me shtate persona te tjere miq te tij, pasi refuzuan te ulnin zerin e muzikes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›