E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pogradec/ Dy mjeteve u vendosen gjatë natës sende të çuditshme, policia: Ishin GPS

Dy makinave në pronësi të një 39-vjeçari u janë vendosur GPS nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, në afërsi të prokurorisë së qytetit.

Ka qenë roja e sigurisë që ka vënë re se poshtë këtyre mjeteve është vendosur diçka dhe ka lajmëruar autoritetet. Ishin efektivët që përcaktuan se poshtë mjeteve ishin vendosur GPS.

Policia ka njoftuar se dy mjetet lëshoheshin me qira nga 39-vjeçari E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.

“Nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›