Mustafaj: “Konsultimi me Berishën, jo domosdoshmëri”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Shpallja e kandidimit tim nuk është aspak i parakohshëm. Kandidimi është në kohë, fushata është e vonuar, po unë shpresoj se strukturat e partisë në respekt edhe të detyrimeve statutore do të vendosin kalendarin e zhvillimit të fushatës”
Zbatimi i statutit të Partisë Demokratike është më se e mjaftueshme për ish-ministrin e Jashtëm dhe anëtarin e kryesisë së selisë blu, Besnik Mustafaj, që të kandidojë për të kryesuar degën e kësaj partie në Tiranë. I pyetur nëse ai është konsultuar me kryeministrin Sali Berisha, para se të marrë këtë vendim, Mustafaj theksoi se në themel të PD-së nuk është kryetari, po është statuti dhe me të është konsultuar shumë mirë. Ai tha se ishte i vendosur se do t i shkonte deri në fund garës. I pyetur nëse vetëshpallja e tij ishte e parakohshme, anëtari i kryesisë së PD-së, tha se nuk ishte vendimi i tij i parakohshëm, por është fushata zgjedhore e cila është e vonuar. Ndërkohë, faza zgjedhore ende nuk ka filluar dhe Mustafaj pritet të mos jetë e vetmja kandidaturë për postin e kreut të PD-së së Tiranës. Pritet që të zhvillohet mbledhja e kryesisë, shqyrtimi i kandidaturave për postin e kryetarit të degës, për të gjitha rrethet ku do të bëhen zgjedhjet dhe më pas të fillojë procesi zgjedhor me moton “një anëtar - një votë”.
Deklarata
Unë e kam votuar që në themelimin e PD-së zotin Berisha dhe e votoj ende, nëse do të jetë në një garë për diçka. Por në themel të Partisë Demokratike nuk është kryetari po është statuti dhe unë jam konsultuar mirë me të”, - tha Mustafaj në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse ishte konsultuar ose jo me kreun e PD-së. Sipas tij, për çdo anëtar të selisë blu përfshirë këtu edhe zotin Berisha, e vetmja bibël është statuti. “Kur thashë se jam konsultuar me statutin besoj se zoti Berisha dhe cilido nga drejtuesit e partisë nuk ka asnjë bibël tjetër orientimi për të ndërtuar brenda PD-së atë liri për të cilën kanë nevojë anëtarët e PD-së. Çdo anëtar i PD-së ka rëndësinë e vet në formulimin e politikave të PD-së, rrjedhimisht, unë mendoj se nuk ka pengesë”, - tha ai. Moskonsultimi me kreun e mazhorancës, por njëkohësisht dhe të selisë blu, për Mustafajn nuk shihet aspak si një pengesë. Ai thekson se fushata e tij nuk është kundër Berishës por në shërbim të forcimit të PD-së dhe kjo është dhe në interesin e selisë blu. Në Partinë Demokratike ende nuk është deklaruar nisja zyrtare e përzgjedhjes së kandidatëve për krerët e degëve, por kjo nuk e ka penguar Mustafajn të vetëshpallë kandidaturën. Madje ai pohoi se nuk është vetëshpallja e tij e hershme, por është fushata e cila është e vonuar. “Shpallja e kandidimit tim nuk është aspak e parakohshme. Kandidimi është në kohë po fushata është e vonuar po unë shpresoj se strukturat e partisë në respekt edhe të detyrimeve statutore do të vendosin kalendarin e zhvillimit të fushatës”, - tha ai. Në PD tashmë kanë nisur dhe deklaratat e para pro Mustafajt. Aleksandër Biberaj, deputet dhe anëtar i kryesisë së demokratëve ka vlerësuar kontributin e Mustafajt në këto vite dhe ka mbështetur kandidaturën e tij. Ndërsa sekretari organizativ i PD-së, Flamur Noka, e ka konsideruar si normal kandidimin, edhe pse nuk ka pranuar të pohojë nëse është pro apo kundër tij, megjithatë ai ka theksuar qartë se Mustafaj nuk do të jetë i vetëm në garë. Noka ka shpjeguar se do të jenë dhe kandidatë të tjerë, të cilët do të zgjidhen nëpërmjet procedurave normale që janë përzgjedhja në seksione më pas në nëndegë dhe në fund votimi në kryesi. Pritet që në muajt në vazhdim të fillojë dhe nisja zyrtare e kësaj fushate, e cila sipas demokratëve duhet të mbyllet brenda vitit për t i lënë kohë partisë të përgatitet për fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës.
Ky lajm është publikuar: 10/09/2008