E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Dajtitfamiljaret përkujtojnë vrasjen e 4 policëve

TIRANE- Dhimbja është ulur këmbënkryq në familjet e Fatos Xhanit, Altin Dizdarit, Sajmir Duçkollarit e Kastriot Feskajt. Në familjen e kryeinspektorit Sajmir Duckallari, Islami, babai i tij të pret si e do zakoni. Shtepia duket se është kthyer tashmë në një muze fotografish të djalit të humbur, në cdo cep të saj, nuk mund t’i shpëtosh syve e buzëqeshjes së Sajmirit. Me lot ndër sy e shpirt ndër dhëmbë nëna e Sajmirit, Drita Duckallari ndan dhimbjen qe nuk do i shkulet nga trupi, deri kur zemra e saj mos të rrahë më ndersa kujton pushimet e fundit me djalin në Qeparo.

“Sajmir më mungon jashtëmase shumë. Ishet i mrekullueshëm. Vjet në këtë kohë ishim me pushime në Qeparo. U kënaqëm sikur të ishin pushimet e fundit të tij. “- thotë nëna Drita.

E premtja e 7 gushtit 2009, do të mbetet e skalitur thellë në shpirtin e saj ndërsa tregon se lajmin e kobshëm e mësoi përmes televizorit.

Atë të premten nuk zbriti të më takonte. Por më mori në telefon dhe më tha të kujdesesha për djalin e tij. E thërriste detyra, dhe iku si shqipja. Pa na takuar, pa na marrë në telefon. Ne lajmin e morëm vesh nga televizori”- tregon momentet e fundit gruaja e moshuar, ndërsa në qafë mban një varëse ari ku është e gdhendur fotoja e Sajmimit.

Sajmir Duckallari, bashkë me tre kolegët e tij, ranë ne krye te detyres, mesditën e 7 gushtit, në plazhin e Durrësit, në operacion për arrestimin e Dritan Dajtit.

Të hënën autoritetet shtetërore do të zhvillojnë "ceremoninë përkujtimore për katër 'Dëshmorët e Atdheut' të rënë në krye të detyrës.

Procesi penal për vrasjen e katër policive sapo ka startuar, pasi Dajti ka refuzuar të paraqitet në gjykatë. Ai ndodhet në spitalin e burgut, për shkak se është paralizuar në njërën këmbë, pasi mbeti i plagosur ne masakren e 7 gushtit.
(NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Një vit nga vrasja e 4 oficerëve të policisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›