SHISH: Një tjetër "radiolojë"
Pak njerëz sot kujtojnë radiolojën që bëri Sigurimi i Shtetit me amerikanët për kapjen e diversantëve. Ajo që ndodhi me
SHISH politikisht ngjan si një tjetër radiolojë, sigurisht jo për të kapur diversantët e Amerikës, por për të fashitur ndikimin e partnerëve në këtë Shërbim, si dhe për të vështirësuar zbulimin e zullumqarëve të demokracisë, ata ofiqarë që abuzojnë me interesat tona e, pse jo, edhe të aleatëve. Kjo është arsyeja përse kërkohet të vihet nën hyqëm edhe SHISH-i, njëlloj si legjislativi, Gjykatat, Prokuroria dhe së fundi edhe Presidenca…Nuk është as e para dhe as fundit herë që politika luan një të tillë "radiolojë" me kukamçefti jo vetëm me ne, po edhe me ndërkombëtarët (si p.sh, me ish-ambasadorin Withers).
Sipas një interviste të F.Klosit, ish shef i SHISH, ka ministra që raportojnë rregullisht nëpër ambasadat e huaja, sapo mbaron mbledhja e qeverisë…pasi format e rekrutimit të spiunëve të sotëm dhe të spiunllëkut si veprimtari, sipas tij, sot janë të ndryshme nga ato të Luftës së Ftohtë. Nëpërmjet "dyerve të hapura e pa viza" për disa ministra, deputetë apo edhe e ojfëistë profesionistë (jo të zgjedhur, por të emëruar nga ambasadat e huaja), kryhet ai që quhet trafik influence…Me një vështrim sipërfaqësor duket sikur në Shqipëri nuk ka çfarë të mbahet "top sekret". Por loja e egër dhe e paprinciptë që po bëhet me SHISH provon të kundërtën.
SHISH raporton te Presidenti dhe te Kryeministri, por tani që jemi në NATO, shërbimi ka lidhje organike e të detyrueshme edhe me partnerët, kryesisht me amerikanët, të cilët qenkan prezent në SHISH për shkak të interesit të tyre parësor, luftës kundër terrorizmit…Përveç terrorizmit dhe zbulimit të celulave të tij, një nga detyrat e SHISH është të vëzhgojë edhe qeveritarët, madje edhe Kryeministrin, ndaj, nëse ky organ nuk vihet nën kontroll direkt prej tij, informacionet e rrezikshme mund të "rrjedhin" e të dalin jashtë kontrollit të tij, në dëm të tij, te kancelarit e partnerëve ndërkombëtarë. Gjykata e Lartë apo Prokuroria e Përgjithshme mund të mbyllin sytë dhe veshët, bashkë me dosjet e vjetra e të reja, (të cilat siç dihet tashmë janë vënë nën thundrën e Kryeministrit), kurse shërbimet inteligjente të aleatëve, jo; ato nuk mund të heshtin përballë "dosjeve" dhe burimeve, si janë pajtuar jo rrallëherë diplomatët me situatën e pakëndshme këtu për hir të bindjes së trashëguar: "kaq meritojnë këta, - janë parapopull!"…Ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë e dinë se sa dhe çfarë aferash privatizimesh, shpërdorimesh, abuzimesh, ryshfetesh, tenderimesh, akraballëqesh (madje edhe dekonspirim të informacioneve të NATO-s, si po thuhet, te shërbimet ruse) etj. janë bërë publike dhe askush deri më sot nuk është ndëshkuar! Po sa të tjera mund të ketë që nuk i dimë e që nuk janë zbuluar ende? A nuk ishte i pranishëm Fazlliç në mbledhjen e sigurisë kombëtare në qeveri dhe a nuk ka pasur në fillimet e viteve 90-të në Shqipëri celula "legale" të terrorizmit? Nuk mjafton këshilla e stërpërsëritur e Brukselit dhe Uashingtonit: 'forconi gjyqësorin, luftoni korrupsionin', në një shoqëri ku shteti mbetet i kapur për fyti pikërisht nga ata që përditë bëhen edhe më të korruptuar e më të përlyer e përbetohen për demokracinë, NATO-n, BE-në, SHBA…E pra, një SHISH jashtë kontrollit e rrezikon këtë batak, qoftë edhe me ringjalljen e thënies së vjetër: frika ruan vreshtat. Prandaj "vreshtës" i duhet vënë një tjetër roje…
***
Qytetarët nuk u shqetësuan dhe aq për as për sulmet ndaj Presidentit dhe as për sherret e rrahjet në Kuvend për SHISH-in që u bënë në seancën e fundit parlamentare, sepse e dinë që SHISH nuk ka për të bërë dot lojën e Sigurimit. SHISH nuk mund të jetë, sado ndryshime të bëhen në ligjin ekzistues, vegël e partisë dhe e kryetarit të saj të gjithë pushtetshëm, siç ishte dikur Sigurimi. SHISH nuk do të përgjojë e përndjekë qytetarët, por vetëm terroristët, dhe sidomos ata që luajnë me emrin tonë, me krimin, me korrupsionin, me milionat e trafiqeve…Duke qenë se SHISH është organi më "i integruar" në strukturat analoge të amerikanëve e të NATO-s, shpërfillja qytetare në këtë rast bëhet edhe më "legjitime": le të bëjnë si të duan, ne nuk kemi asgjë në dorë, aq më tepër që SHISH nuk ka punë me ne! Kjo mendësi e bën më të kollajtë yryshin e maxhorancës për zaptimin e çdo institucioni… Sa vjen e më tepër qytetarët po vetëdijësohen se janë të pafuqishëm, thuajse inekzistentë në "lojën" e politikës së ditës. Sot qytetarët nuk kanë asnjë mjet demokratik të ndikojnë apo të ndryshojnë pasojat që vijnë nga lart, qofshin edhe të rrezikshme, dëmsjellëse, si ato në Gërdec, në rrugën Durrës-Kukës, etj, etj. Këtë nuk e bëjmë dot jo vetëm ne si qytetarë, por as opozita e as organet e Drejtësisë. (Shikoni çfarë komedie e pashembullt dhe e ndyrë po luhet me tragjedinë e Gërdecit nga Gjykata e Lartë!). Kësisoj ne, si qytetarë e votues të rregullt nuk mund të ndryshojmë dot rrjedhën poshtë të zezonës morale dhe ekonomike, degradimin në hyrja byrja të institucioneve dhe administratës, as me protesta, as me greva urie, as me media të pavarura, as me llogjet hidhe prit të konferencave të shtypit, as me gërrmërret që bëjmë në kafenera a shtëpi, para ekraneve, gazetave e njëri-tjetrit. Asgjë nga këto nuk ndikon në psikikën e pushtetarëve të sotëm të dehur me vetveten. Jo vetëm pse ata na kanë zhvatur votën e kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarët, (a thua të kenë pasur ndonjëherë lidhje, përveç ditëve të fushatave?) por edhe pse janë lepepeqe me ndërkombëtarët të çdo lloj Krokodili…Opozitarizmi dhe oponenca fatkeqësisht sot kanë po aq ndikim e vlerë në opinion, në qeverisje dhe në administrim sa dekoratat e marra në komunizëm…
Tashmë nuk ka votues shqiptar që nuk e di se ligjet, ndryshimet në Kushtetutë, zgjedhjet e deputetëve, të bashkiakëve apo të gjykatësve të lartë nuk bëhen në dobi të shoqërisë, as duke marrë parasysh kërkesat dhe interesat e grupeve të interesit a të elektoratit, por në interes të klikës sunduese e të nepsit për të mbajtur sa më gjatë e me çdo mjet pushtetin, pa pasur frikë nga sytë, veshët dhe opinionet e zgjedhësve, dmth nga ndëshkimi i votës së nesërme…Shembulli i kthimit disa herë të projekt-ligjit për SHISH si dhe sulmi i beftë ndaj Presidentit dhe më pas tërheqja, provojnë se drojë dhe frikë ata paskëshin vetëm nga sytë dhe nga veshët e ndërkombëtarëve, dmth nga "përshtypjet" (kupto: raportet) e ambasadorëve të shteteve të fuqishëm… Asgjë tjetër nuk e vë në lëvizje politikën shqiptare sesa një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, Brukselit, apo NATO-s. Tash është e qartë se tërheqja për së dyti e Berishës nga ndryshimet e ligjit për SHISH e për shkarkimin e Presidentit nuk erdhën nga trysnitë e brendshme, nga gjykimet e opinionit publik, aq më pak të opozitës, por nga trysnia e ndërkombëtarëve, gjë që tek e fundit dëshmon edhe dobësinë, edhe pafuqinë e Presidentit aktual, të shoqërisë e organizmave civile, përfshi edhe opozitën për të ndikuar sadopak në vendimmarrje. Pra, nëse ndërkombëtarët kanë aq fuqi-mundësi sa të detyrojnë ekzekutivin, Kryeministrin, Kuvendin, drejtimin e jetës politike drejt normalitetit dhe standardeve, atëherë, përse ata nuk ndërhyjnë me të njëjtën mënyrë edhe për "ngërçin" e tejzgjatur që e quajnë tranzicion? Sepse ligji për SHISH mesa shihet prek direkt interesat e tyre strategjike, ndërsa "ngërçi" ynë, punë e madhe fort nëse mbetet halli ynë…E po qe kështu, atëherë mund të hamendësohet se ndërkombëtarët janë bashkëfajtorë me klasën e sotme politike, njëlloj si në ato vende të Azisë ku tolerohen edhe diktaturat, edhe udhëheqësit e mbrapshtë, për hir të interesave gjeostrategjike…
Një pyetje tjetër që lind nga kjo radiolojë kripto-komuniste e që ka një përgjigje më të vështirë është: përse Berisha po rrezikon me NATO-n dhe SHBA-të, kur më mirë se kushdo tjetër ai e di se e keqja, rreziku për humbjen përfundimtare të pushtetit, kësaj here nuk i vjen nga brenda, nga zgjedhjet e pritshme vendore, nga opinioni i brendshëm e as nga opozita (të cilën e nëpërkëmb, e poshtëron dhe e përse ndyn sa herë ia ka qejfi!), po nga ndërkombëtarët e konkretisht nga amerikanët? Berisha nuk vuan nga amnezia, ndaj mund të besohet që nuk e ka harruar kohën, kur si President, nuk pranoi të takohej me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, e më pas vuri shefin e atëhershëm të SHIK-ut, Gazideden, të sulmonte dhe të akuzonte amerikanët për trazirat, gjë që i kushtoi tepër rëndë…ç'nevojë pra e shtyn Berishën, që, për të dytën herë guxon e i bie murit me kokë, aq më tepër tani që jemi anëtarë të NATO-s e presim të na jepen vizat si një dhuratë nga qielli? Prandaj në këtë kontekst ngulmi i Kryeministrit që me çdo çmim kërkon të tjetërsohet ligji për SHISH, duket më se "i justifikuar"…Me siguri në shtator ai do të bëjë një tjetër mësymje, jo vetëm për të vënë nderin e malësorit në vend, por sepse një hall i madh e detyron të mos tërhiqet. Vetëm një siklet i tillë të bën të hapësh sherr e zjarr edhe me NATO-n, edhe me SHBA-të për një "copë ligj", dmth për një tjetër radiolojë e cila, sipas tij, ose të mban në pushtet (si e mbajti Enverin), ose të rrëzon nga pushteti…A nuk është ky kuptimi i vërtetë i kësaj radioloje të re?