E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, vijon ndotja me hidrokarbure e detit

Situata

Rinis derdhja e hidrokarbureve në rrjedhat ujore që derdhen në brigjet e detit Adriatik. Prej disa ditësh ujëmbledhësi i njohur me emrin “Vija e Ngjalës”, i cili derdhet në det, është duke u përballur me një sasi të lartë ndotjesh industriale. Hidrokarburet kanë ndotur zonën fushore periferike të qytetit të Fierit dhe disa fshatra në Komunën e Topojës. Derdhjet e naftës, serës etj., nga vendburimet e zonës së Marinzës, Sheqishtes, Zharrzës, nëpërmjet kanalit ujëmbledhës të “Vijës së Ngjalës”, po shkojnë drejt e në detin Adriatik. Sasi të mëdha sere dhe nafte kanë mbuluar ujin, ndërkohë që janë dëmtuar edhe dhjetëra hektarë tokë e mbjellë kryesisht me prodhimet e stinës, apo dhe me drithëra. Në Agjencinë Rajonale të Mbrojtjes së Mjedisit Fier askush nuk përgjigjet për këtë situatë të rënduar ndotjeje, ndërsa kujtojmë se muajin e kaluar kompania “Albpetrol” është gjobitur me 1 milion lekë nga kjo agjenci. Edhe pse gjoba ende nuk është vjelë, kompania vazhdon të ndotë zonën.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›