Masakra e Durrësit, Sindikata e Policëve reagon
Sindikata e Policëve kerkoi sot qe qeveria të mbajë premtimet që bën për policinë. ata kërkuan nga qeveria që të rikthejë ligjin për pensionet suplementare të policëve
TIRANE- Pas masakrës në qytetin e Durrësit ku ranë në krye të detyrës katër oficerë të Policisë së Shtetit ka reaguar sot Sindikata e Policëve. Ata kërkuan nga qeveria që të mbajë premtimet që bën për policinë.
“Janë gjithsej 6 policë që kanë rënë në krye të detyrës në vitin 2009, ndërsa ata ende nuk kanë përfituar siguracionin e jetës”, bënë me dije drejtues të Sindikatës.
Më tej ata kërkuan nga qeveria që të rikthejë ligjin për pensionet suplementare të policëve.
“Kërkojmë gjithashtu shtesë page për vjetërsinë në punë edhe në radhët e efektivëve të policisë”.
Javen e kaluar ne Durres, ne nje aksion per kapjen e nje te shumekerkuari u vrane 4 police te njesive speciale. Nje dite me pare kryeministri Berisha premtoi per policet e vrare qe te mos nderpritet paga e tyre derisa femijet te arrijne moshe madhore, kurse famolja te perfitoje pensionin e tyre.
(d.b/BalkanWeb)