Masakra e Oslos, sot pritet vendimi për Breivik
Një gjykatë në Oslo të Norvegjisë pritet te shpallë sot vendimin lidhur me akuzat kundër ekstremistit të krahut të djathtë, 33 vjeçarit, Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar se i ka vrarë 77 vetë, vitin e kaluar.
Mendohet se fokusi i vendimit gjyqësor do të jetë në çështjen se a është Breivik i çmendur apo jo. Nëse shpallet fajtor, Breivik, mund të dënohet me 21 vjet burg.
Nëse shpallet i çmendur ai do të dërgohet në ndonjë institucion për të sëmurë psikik. Gjatë procesit gjyqësor 10 javësh, Breivik ka theksuar se aksionet e tij ishtin mizore nga domosdoshmëria për ta mbrotjur Norvegjinë nga multikulturalizmi. (rel)