E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret Gomma-n: Thellim të bashkëpunimit me Egjiptin

Tiranë- Ambasadorja e Egjiptit, Amina Gomma, në vendin tonë ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Berisha, pasi ka përfunduar mandatin e saj.

Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, Berisha ka shprehur falenderimet e tij për kontributin që ambasadorja ka patur në Shqipëri, ndërsa ka thënë se ajo po largohet si një mike e madhe e kombit shqiptar.

Në takim është vlerësuar miqësia tradicionale midis dy vendeve dhe u rikonfirmua vullneti i dy vendeve e qeverive për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, me interes reciprok. Në këtë kontekst, kryeministri Berisha shprehu falenderimet për mbështetjen që Egjipti dhe Fondi Egjiptin i Bashkëpunimit Teknik ka dhënë e vijon të ofrojë në një sërë projektesh të rëndësishme, për kualifikimin e nëpunësve të administratës shqiptare.

Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një drekë për nder të ambasadores Gomma, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik në Tiranë, e cila kaloi në një atmosferë të ngrohtë e miqësore.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›