Masakra e Shkozetit, i dyshuari pranon krimin
Durres- I dyshuari per masakren e se dieles ne Mbikalimin e Shkozetit, pranon krimin e kryer dhe kerkon gjykim te shkurtuar. Nen masa te forta, paraditen e djeshme eshte zhvilluar seanca gjyqesore e vleresimit te mases se sigurise ne Gjykaten e Durresit, ndaj 38-vjecarit nga Tropoja, Kujtim Hasanaj. Kerkesa e prokurorit te ceshtjes, Alket Mersini per "arrest me burg" eshte aprovuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga Enkelejda Softa. Hasanaj akuzohet per vrasjen e dy personave dhe plagosjen e nje te treti. Ngjarja e rende ndodhi pasditen e 19 prillit, ku si pasoje e nje konflikti pronesie mes dy familjeve mbeti i vrare Shaban Karabrahimi, 49 vjec, Sadik Lazri, 28 vjec, si dhe u plagos Iliridan Karabrahimi, 39 vjec. Shkak per vrasjen e dyfishte si dhe plagosjen e nje te treti, sipas policise, ishte bere nje siperfaqe trualli qe eshte perdorur nga familja Karabrahimi, por me vendim gjykate nga ana e Zyres se Permbarimit Durres, me date 15 prill 2009 i eshte dhene familjes tjeter. Gjate konfliktit, Hasanaj ka qelluar me nje arme tip pistolete "TT", te cilen e mbante pa leje. I dyshuari e ka pranuar krimin e kryer prej tij, ndersa ka kerkuar gjykim te shkurtuar per vepren penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese".
E. A.
E. A.