E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga shkallet e shkolles, vdes pas 2 javesh ne koma

Fier- Nje femije 10-vjecare, nxenes ne klasen e trete te shkolles "Jakov Xoxa", ka gjetur vdekjen teksa ka rene nga shkallet e katit te trete te godines. Ngjarja ne fjale ka ndodhur ne oren e pushimit te madh dy jave me pare, kur i mituri Kevis Kuka eshte ngjitur per te luajtur ne parmaket e shkalleve. Edhe pse shoket e kane keshilluar qe te mos ngjitej se rrezikonte jeten, vogelushi ka bere te kunderten, duke nisur lojen. Menjehere pasi ka rene nga lartesia, mesuesit e kane derguar ne spitalin e Fierit, ku ka qendruar per dy jave ne gjendje kome. Por me gjithe perpjekjet e bera nga stafi i mjekeve, mengjesin e djeshem 10-vjecari ka nderruar jete ne spitalin rajonal. Bluzat e bardha thane se femija kishte demtime te renda ne koke e trup, qe sollen edhe gjendjen e komas. Policia qe kreu hetimet, e cilesoi ngjarjen si aksidentale.

Xh. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›