Korce, tenton flijimin te dera e spitalit ku kurohej per depresion
Korce- Nje 35-vjecar nga qyteti i Korces, ka tentuar vetehelmimin me ane te nje kutie me qetesues, para deres se spitalit ku dhe kurohej prej disa vitesh. Megjithese kalimtaret u perpoqen ta ndalonin dhe keshillonin Gjergji Anastasin, ky i fundit ka zgjedhur aktin e vetesakrifikimit. Njoftimi i policise ne kohe dhe nderhyrja e mjekeve, ka bere qe i riu te kalonte rrezikun per jeten, pasi piu 28 kokrra te qetesuesit "Loram". Ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 te mbremjes se marte, ne shkallet e nje dyqani ushqimor, prane deres se spitalit rajonal. Trupi i 35-vjecarit eshte gjetur i shtrire pertoke dhe ne gjendje kome, kurse nga goja kishte shkume te bardhe, si pasoje e efektit helmues te ilacit. Duke e pare si dicka te pazakonte, deshmitaret i jane lutur qe te mos vazhdonte me tej, por Anastasi nuk ka pranuar keshillat. Kane qene punonjes te spitalit te Korces, ata qe e derguan 35- vjecarin ne sallen e urgjences, ku dhe i eshte dhene ndihma e pare mjekesore, ndersa policia hetonte fillimisht per identifikimin e tij. Burime te policise bene te ditur se vetem pas daljes nga gjendja e komes, 35 vjecari ka dhene vetem emrin, Gjergji Anastasi, pa shpjeguar motivet. Mjeket thane se Anastasi, kishte pire 28 kokrra qetesuesi "Loram", qe i perdorte sa here kishte gjendje depresive. Policia tha se nisi hetimet per ngjarjen, me qellim zbardhjen e rrethanave dhe motivit.
D. Zisi
Mjeket
Mjeket e spitalit te Korces bene te ditur se Gjergji Anastasi, prej disa vitesh trajtohej ne spital, per gjendjen e tij depresive, si dhe per hipertension alterial, dicka e zakonshme per personat qe vuajne nga gjendja depresive. Kurse nga hetimet paraprake, mesohet se Anastasi eshte banor i lagjes nr. 7 te qytetit dhe jeton me prinderit.