E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra e Srebrenicës ndodhi dhe për faj të ushtarëve gay

“Masakra e Srebrenicës ndodhi edhe për faj të ushtarëve gay në radhët e kontigjentit holandez, përgjegjës për sigurinë e banorëve të krahinës në kuadër të misionit të paqes në Sarajevë”, deklaroi ish-komandanti i NATO-s, Xhon Shihan në një seancë dëgjimore para Senatit amerikan, ku po diskutohej propozimi që homoseksualët të pranohen hapur si të tillë në ushtrinë amerikane.

Menjëherë pas kësaj deklarate të gjeneralit amerikan të dalë në pension, Xhon Shihan para Senatit amerikan, ka ardhur edhe protesta e ambasadorit holandez në Uashington Rene Xhones Bos.

Në Srebrenicë ndodhi masakra më e madhe e luftërave të Ballkanit. Mbi 8 mije burra myslimanë u pushkatuan prej ushtrisë serbo-boshnjake në vitin 1995.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›