Britani, presidenti turk fiton çmimin "Chatham House"
"Presidenti Gyl njihet si një personazh i rëndësishëm për pajtimin dhe maturinë në Turqi dhe jashtë vendit, dhe si një forcë lëvizëse të shumë iniciativave pozitive të marra vitet e fundit nga Turqia", shpjegoi qendra në një komunikatë.
Gyl është përpjekur për forcimin e lidhjeve të Turqisë me fuqi të tjera rajonale, ka shërbyer si ndërmjetës mes grupeve të ndryshme irakiane, pakistaneze dhe afgane në vitin 2009, është përpjekur për ribashkimin e Qipros dhe për ripajtimin mes Turqisë dhe Armenisë, thekson qendra.
Ky çmim i rëndësishëm jepet çdo vit nga Chatham House (Instituti mbretëror i Çështjeve ndërkombëtare), një personaliteti që ka luajtur një rol të planit të parë në arenën ndërkombëtare dhe që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare gjatë viteve.