E Diel, 1 Nëntor 2026

E mori ne pune i riu vjedh pronarin

TIRANE-Ka shfrytezuar besimin e pronarit qe e kishte punesuar per ti vjedhur me pas milionat. Ervin Golemi do te ulet ne kafazin e hekurt ne gjykaten e Tiranes per tu pergjigjur per akuzat e vjedhjes dhe pervetesimit te parave dhe sendeve te vjedhura.

Gazeta Shqiptaremeson seai nuk ka qene i vetem kur ka realizuar vjedhjen e magazinave te D.Fejzollarit. Sipas kerkeses per gjykim rezulton se i pandehuri Golemi ishte punesuar nga Fejzollari per te kryer pune te ndryshme ne magazinat e konfeksioneve. Per shkak se kishte krijuar besim tek ai Fejzollari i linte ne duar te riut celesat e magazinave distributor i firmes bullgare Mat-Star dhe here pas here i ngarkonte ndonje pune per ta kryer pa e menduar se do tia punonte pas kraheve. Ne fakt ka ndodhur krejt ndryshe. Organi i akuzes ka mundur te zbardhe faktin se 22-vjecari ka kopjuar celesat e magazinave duke vene me pas ne jete planin kriminal. Ne bashkepunim me rojen e magazinave Rigels Mataj si dhe dy te pandehurit e tjere Adrian Gora dhe Arben Mejdani hynin cdo mbremje ne ambientet ku mbaheshin konfeksionet dhe merrnin prej andej sasi te medha malli si kepuce atlete pantofla etj. Me nje motokarro mallrat i transportonin per ne shtepite e tyre dhe me pas e shisnin te tregtaret e pakices me cmime mjaft te lira shume larg cmimit real te tij. Leket qe fitonin nga shitja e konfeksioneve ndaheshin mes te pandehurve derisa kur policia nderhyri duke u vene prangat dukebllokuar konfeksione me vlere 25 milione leke

Dosja penale e te pandehurve Arben Mejdani Ardian Gora Ervin Golemi dhe Rigels Mataj eshte regjistruar ne gjykaten Tiranes dy dite me pare dhe do te shqyrtohet nga gjyqtarja Alkelina Gazidede.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›