Berisha Po shqyrtojme oferten e PS axhenda e qeverise eshte realizimi i prioriteteve te integrimit

Urimi per Ramen muaj mjalti te gezuar
Diten e hene do te jepet pergjigjja perfundimtare per oferten e Partise Socialiste bere dite me pare ne tryezen per reformen zgjedhore. Keshtu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha lidhur me kerkesen e depozituar afro nje jave me pare nga kreu i opozites ne tryezen e partive politike. Kreu i qeverise vuri ne dukje se oferta po shqyrtohet me kujdes dhe me seriozitet. Per pjesen tjeter eshte e sigurt se diten e hene do te kene pergjigjen tone serioze dhe uroj qe ata ta shqyrtojne e trajtojne me seriozitet- tha kryeministri Berisha. Keto deklarata shefi i qeverise i dha gjate inaugurimit te nje ujesjellesi ne Marikaj. Kryeministri shtoi me tej para te pranishmeve se qeveria pavaresisht kerkesave te PS vazhdon axhenden e saj ku prioritet sipas tij kane reformat per liberalizimin e vizave. Vendimi per vizat eshte merite e qeverise theksoi Berisha qe shtoi se puna me e mire e kesaj qeverie ka qene investimi ne infrastrukture. Shefi i ekzekutivit nuk anashkaloi serish urimet per kryetarin e Partise Socialiste duke i uruar atij muaj mjalti te kendshem. Me lejoni ti uroj kryetarit muaj mjalti te gezuar. Kjo eshte ne rrafshin njerezor- deklaroi Berisha.
...