Masakra e Tivarit, PD ngre komision hetimor
Ideja për hetim u hodh pak javë më parë nga kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë, por tanimë po konkretizohet. Për këtë arsye, deputetët e PD-së po mbledhin firma nga deputetët për ngritjen e këtij komisioni.
Nisma do të paraqitet nesër në seancën e Kuvendit, ku në përbërje të tij do të jenë 13 anëtarë, shtatë nga maxhoranca dhe gjashtë nga opozita. Mandati i këtij komisioni do të jetë një vit, çka do t’iu jap kohë deputetëve për të hetuar të gjitha dokumentet arkivore ku synohet nxjerrja e përgjegjësive dhe përfshirja e ish-presidentit, Ramiz Alia.
“Do të zhvillohet një hetim që çuan në ndodhjen e tragjedisë”, thekson Partia Demokratike. Kryetari i komisionit do të jetë nga maxhoranca, çka e bën më të lehtë hetimin si dhe miratimin e tij e më pas dërgimin në Parlament.
Masakra e Tivarit ndodhi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur mijëra shqiptar kryesisht nga Kosova u rekrutuan për t’u dërguar në front kundër nazistëve. Në rrugë e sipër për në Tivar, u ekzekutuan rreth 1700-4300 persona, numri i saktë i të cilëve nuk dihet ende.
Në masakër u përfshinë edhe trupat komuniste shqiptare. Enver Hoxha më 1955 përmend 1,000 të vdekur “në territorin shqiptar”. Mbijetuesit e masakrës besojnë se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsej 4300 veta.