E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrihet qendra e hemodializës në QSUT

Kjo qendër shërbejë jo vetëm pacientëve të vegjël të shtruar në këtë shërbim, por dhe në gjithë sistemin shëndetësor shqiptar.

Projekti për ndërtimin e kësaj qendre u mundësua me financimin prej 350 mijë euro nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, TIKA.

"Ky kontribut modest është kontribut për miqësinë historike midis dy popujve tanë. Falë këtij bashkëpunimi popujt shqiptar dhe turk, siç e kanë ndërtuar së bashku të kaluarën e tyre, ashtu do të ndërtojnë së bashku dhe të ardhmen, duke bashkëpunuar në shumë fusha, kryesisht në shëndetësi", tha sot në përurimin e kësaj qendre drejtori i TIKA-s, Musa Kulaklikaya.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, vlerësoi se "hapja e shërbimeve të reja të munguara më parë do të thotë më shumë shëndet dhe më shumë jetë njerëzish në mënyrë të veçantë për patologjitë delikate si ato që trajtohen me hemodializë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›