E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: Mafia ruse synon bregdetin shqiptar

Këtë ide, ai e sqaron duke thënë se gjatë kohës që ishte në këtë shërbim, mafia ruse por edhe ajo kalabreze ka pasur sinjale të qarta se donin të investonin në Shqipëri.

"Mafia është një term shumë i përgjithshëm, por që rusët të paktën, kanë tentuar dhe më parë dhe pastaj kanë blerë shumë prona në të gjithë rajonin, qoftë në Mal të Zi dhe në Greqi, tregojnë që ata po tentojnë në këtë rajon dhe nuk është çudi që po tentojnë dhe në Shqipëri. Po në Shqipëri do ta quaja që mbase e kanë dhe më kollaj. Sigurisht sinjale ka pasur, por thashë, duke studiuar rajonin bëhet shumë e qartë tentativa e mafies ruse për tu futur në këtë rajon", thotë Klosi, për Alsat.

Sipas Klosit, raporti i SHISH, është i besueshëm kur flet për shtimin e organizatave mafioze që tentojnë të pastrojnë para në Shqipëri. "Kane tentuar dhe tentojnë në fushën e turizmit, në hoteleri, në bërjen e fshatrave turistikë, sportive etj., kështu që në këto fusha investimi është më i suksesshëm, meqenëse e kthen veten më shpejt, prandaj dhe tentojnë në këto fusha", vijon Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›