Masakra e Tivarit, komision hetimor ndaj Ramiz Alisë
Kryeministri Sali Berisha, u shpreh sot në mbledhjen e grupit të tij, Ramiz Alia duhet të përgjigjet për këtë masakër, e ndodhur në vitin 1945, ku u ekzekutuan qindra shqiptarë nga Kosova.
Berisha tha se kjo është një nga masakrat më të mëdha pas asaj të Katinit në Bosnjë, që pas luftës së dytë botërore.
“Ekzistojnë të gjithë dokumentet se ato kaluan kufirin në Morinë dhe përshkuan territorin e këtij vendi në këmbë gjer në Han të Hotit. Dhe keta kriminele shqiptarë që morën pjesë në këtë masakër duhet të marrin ndëshkimin e tyre ekzemplar si një kusht i domosdoshëm që shpirtrat e tyre të prehen të qetë. Nuk u transportuan në territor tjeter as të Bosnjes por vetëm në atë shqiptar”, tha Berisha.
Reagimi nga kreu i qeverisë erdhi pak ditë, pasi ish-presidenti Rami Alia, tha se për këtë ngjarje duhet të përgjigjen kosovarët. “Parlamenti duhet të nisë me vendosmëri komision hetimor parlamentar. Të vendoset bashkëpunim me të gjitha parlamentet e Kroacisë, Malit të Zi, Sllovenisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Të mblidhet cdo dokument Fakt, dëshmi. Ka ende dëshmitarë që janë të gjallë”, tha Berisha, teksa e ka quajtur Ramizë Alinë si një “vrasës ordiner i cili në vend që të shprehte ndjesë çdo ditë për shpirtrat e tyre, thotë ta gjejnë kosovarët“.
Berisha tha më tej se Ramiz Alia ka shkuar vetë në Kosovë në atë kohë, pasi sipas tij, ishte komisar i divizioneve. “E kuptoj që parlamenti nuk ka të gjithë isntrumentat, por mund të aktivizojë që të insturmetant për të hapur arkivat“ tha Berisha.