Reformat e qeverise te suksesshme dhe ne perputhje me proceset integruese ne BE

Ministri i Brendshem Lulzim Basha takohet me Kryetarin e Grupit Gjithepartiak Parlamentar te Britanise se Madhe per Shqiperine Mark Pritchard
Ministri i Brendshem Lulzim Basha priti dje ne takim Kryetarin e Grupit Gjithepartiak Parlamentar te Britanise se Madhe per Shqiperine Mark Pritchard.
Ministri Basha informoi Pritchard mbi reformat e ndermara nga qeveria shqiptare ne kuader te proceseve integruese te Shqiperise ne Bashkimin Europian e ne vecanti i beri me dije rezultatet e shkelqyera te bashkepunimit mes Policise se Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese britanike.
Ministri Basha i shprehu Pritchard edhe mirenjohjen per perkrahjen qe Britania e Madhe i ka dhene dhe vijon ti jape Shqiperise ne rrugen e saj drejt integrimit te plote ne Bashkimin Europian.
Ne takim ishin te pranishem edhe ambasadorja e Britanise se Madhe ne Tirane Fiona Mcllwham si dhe ambasadori yne ne Londer Zef Mazi.