LSI mbyll fushaten per kreun e Tiranes

Levizja Socialiste per Integrim LSI zhvilloi dje nje takim me anetaret dhe simpatizantet e saj te Tiranes. Takimi kishte si qellimi mbylljen e fushates elektorale te dy kandidateve per kreun e Tiranes si dhe organizimi i LSI-se per zgjedhjet vendore. Te dy kandidatet Prof. Dr. Shezai Rrokaj dhe Prof. Dr. Edmond Panariti shfrytezuan dhe njehere mundesine per te kerkuar mbeshtetjen e anetaresise per zgjedhjet e 26 shtatorit.
Ne fjalen e rastit Kryetari i LSI-se Ilir Meta u ndal gjeresisht ne situaten politike qe po kalon vendi organizimin i LSI-se ne kuader te pergatitjes per zgjedhjet vendore dhe rolin e saj ne proceset integruese te vendit.
Deri tani jane permbushur detyrimet per heqjen e vizave por kjo nuk eshte gjithcka pasi eshte vetem nje stacion drejt integrimit te plote te Shqiperise drejt Bashkimit Evropian u shpreh midis te tjerave Ilir Meta.
Duke i vleresuar qe te dy kandidatet per potencialet e medha qe secili ka prej tyre Meta i kerkoi anetaresise se LSI-se qe ta ktheje diten e 26 tetorit ne nje dite zgjedhjesh me standarde evropiane sic i kane te tilla te gjitha forcat politike progresiste evropiane.