Masakra e Tivarit zbulohet korrespondenca qeveritare

Enver Hoxha eshte informuar nga Ramiz Alia dhe Haxhi Lleshi per ngjarjen makabre
Komisioni hetimor parlamentar per masakren e Tivarit ka zbardhur disa fakte tronditese te perfshirjes se krereve me te larte te shtetit ne ngjarjen makabre te afro 60 viteve me pare. Implikimi i tyre sipas anetareve te ketij komisioni faktohet nga korrespondenca qe kane patur drejtuesit e shtetit shqiptar e zbuluar ne dosjet e Arkives Qendrore te Shtetit.
Anetarja e komisionit hetimor per masakren e Tivarit deputetja Mesila Doda u shpreh se ne baze te te dhenave te pamohueshme ku Haxhi Lleshi dhe Ramiz Alia informojne Enver Hoxhen
Nga te dhenat qe ne kemi pergjegjesine direkte te ministrit te Brendshem te asaj kohe Haxhi Lleshi te kryetarit te divizionit te V qe ishte Ramiz Alia i cili ne replika kerkon te dije fatin e ketyre njerezve dhe i shkruan Enver Hoxhes dhe me pas kemi ekzekutimin ne mase te kosovareve te cileve u kerkohet te dorezohen tek forcat jugosllave. Te rejat me te fundit na bejne te kuptojme pergjegjesine e madhe politike te krereve te shtetit te asaj kohe dhe urdherat e dala. Behet fjale per nje radiograme te vete Enver Hoxhes qe fliste per nje rikthim te te arratisurve prane divizioneve partizane jugosllave. Pergjegjesi direkte bie dhe mbi Haxhi Lleshin apo Alia qe i ka shkruar Enverit per tu vene ne dijeni te arratisurve- u shpreh Doda.
Dokumentat e zbuluar sipas komisionit hetimor faktojne se Ramiz Alia ka qene ne dijeni te masakres.
Ramiz Alia e ka nisur karrieren e tij politike si nje vrases dhe po e perfundon si nje genjeshtar ordiner. Te gjitha faktet qe ekzistojne ne arkivat e shtetit shqiptar tregojne per nje dijeni te plote ne kete ngjarje dhe per nje aktivitet te plote te Ramiz Alise ne masakren e Tivarit. Ai ka qene ne dijeni te te gjithe ngjarjes- thote ajo.
Komisioni po punon aktualisht vetem me anetare te mazhorances pasi socialistet kane refuzuar te marrin pjese ne te.
Socialistet e rinj duhet te tregojne qe jane larg komunisteve te vjeter shpresoj qe shume prej tyre te mund ta bejne kete hap per te zbardhur njehere e pergjithmone te vertetat e shqiptareve- deklaroi me tej deputetja demokrate.
I ngritur me nje afat kohor 1 vjecar komisioni hetimor per masakren e Tivarit pritet te hedhe drite mbi ekzekutimin makaber te afro 5000 burrave ne territorin e ish-Jugosllavise. Pas mbledhjes se dokumenteve zyrtare per ngjarjen komisioni do te therrase edhe deshmitare te kesaj ngjarje.