E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dialog me qytetaret ne prag te vendimit final per heqjen e vizave

09-10-2010 / Gazeta 55

Berisha Rama mban peng Gjykaten Administrative per te vjelur gjoba ndaj bizneseve


Kryeministri Sali Berisha nisi dje nje tur dy ditor ne jug te vendit per te ndare me qytetaret momentin kulmor te marrjes se vendimit nga Parlamenti Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Duke u ndalur ne fshatin turistik te Lukoves ne Sarande kreu i qeverise theksoi se vendimi i kater diteve me pare shenoi nje ndryshim rrenjesor ne historine e shqiptareve duke rifituar dinjitetin e tyre si qytetare evropiane. Une kam kenaqesi te madhe qe vij sot dhe tju pergezoj juve dhe cdo shqiptar per arritjen tone historike levizjen tone te lire pa viza ne mbare Europen. Ne jemi ndoshta kombi me i vjeter apo nder me te vjetrit te ketij kontinenti. Ne shekuj ne kemi perjetuar male mundimesh mbi shpatullat tona por me ne fund ne do te levizim te lire me dinjitet te plote ne mbare kontinentin qe i perkasim. Kjo eshte nje arritje historike- deklaroi kryeministri.
Kreu i qeverise theksoi se vendimi i Brukselit erdhi si rezultat i reformave dhe perkushtimit te gjithanshem te institucioneve shteterore per te permbushur me sukses kriteret dhe kushtet e Komisionit Evropian.
Kjo arritje eshte plotesisht e merituar dhe ju garantoj per kete sepse ne shqiptaret nuk eshte se kemi pasur nga te tjeret histori mbeshtetjesh te medha ndaj nesh por ka nje vleresim te ndershem objektiv te mundit te lumit te djerses dhe reformave te suksesshme qe kemi realizuar keto vitet e fundit- tha Berisha.
Kryeministri shtoi se nisur nga numri i larte i vizitoreve qe vizituan kete vit bregdetin dhe qytetet e Shqiperise ne teresi jane kthyer ne vendin e tyre me mendimin se tashme Shqiperia eshte nje vend i sigurte dhe se eksporton siguri.
Ju garantoj se gjate ketij viti ka pasur vizitore te shumte qe kane ardhur te shohin ne vend plotesimin e kritereve per heqjen e vizave. Kenaqesia ime ka qene se ata jane larguar me mendim te kunder me ate qe kishin ardhur jane larguar dhe u kane raportuar presidenteve kryeministrave ministrave te tyre se ky vend ka bere perpjekjet me te jashtezakonshme se shqiptaret disponojne pasaportat biometrike me moderne ne Europe se pikat e kalimit te kufirit kane sistemet e kontrollit me moderne te kohes se rendi dhe siguria jane nder me te medhate. Vetem pak dite me pare nje mik i imi do te me conte fjale se do ti them kryeministrit te tim te vije ne Tirane se Tirana eshte nje vend me i sigurt sesa ketu ku jetojme ne. Kjo sigurisht qe eshte dhe nje shprehje miqesie ndaj Shqiperise dhe shqiptareve ndjenje respekti per ato qe kane arritur per lumin e sakrificave qe kane bere. Une ju garantoj ju se qeveria do te permbushe cdo detyrim per ndryshimin me shpejtesi te jetes suaj- deklaroi me tej kryeministri Berisha.
Duke kujtuar historine e nje familje e cila prej vitesh ishte e ndare pergjysme teksa anetaret e saj kishin vite te tera qe nuk takoheshin Berisha tha se vendimi i Parlamentit Evropian thyen brengen e madhe te emigracionit.
Teksa po ndiqja televizionet me mbeti i pashlyer ne mendje rrefimi i nje nene e cila te dy femijet e saj djalin dhe vajzen i kishte emigrante ne Itali. Kishte 10 vite qe nuk i ishte takuar. Nga kursimet e sa me besimin se do hiqen vizat kishte ndare 300 euro kishte prere biletat dhe do te nisej me 27 dhjetor e do te kthehej me 10 janar. Ishte prekes rrefimi i saj. Por ky rrefim ishte rrefimi i mijera zemrave te nenave te motrave te baballareve shqiptare te cilet tani ne dinjitet te plote do te shkojne do te festojne do te ndajne gezime lindje dasma se bashku me njerezit e tyre kudo ku i kane. Kemi me shume se 25 perqind te djemve dhe vajzave nenave dhe baballareve jashte vendit kemi nje brenge te madhe per te shuar- tha Berisha.


Berisha Rama mban peng Gjykaten Administrative per te vjelur gjoba ndaj bizneseve


Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga fshati turistik i Lukoves ne Sarande se Edi Rama spranoi te votoje ligjin e mbeshtetur nga amerikanet per ngritjen e Gjykates Administrative sepse ligji ne fjale i heq mundesine e vjeljes se gjobave te majme 20-she. Ne nisje te turit dy ditor ne Jug te vendit kryeministri Sali Berisha eshte ndalur ne Lukove ku mori pjese ne inaugurimin e rruges Lukove-Plazh ndersa iu referua gjeresisht situates politike ne vend dhe vendimit te Parlamentit Evropian per heqjen e vizave me Shqiperine. Kreu i qeverise u ndal vecanerisht tek bllokimi i ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative duke e konsideruar kete si levizje te Edi Rames per te mbrojtur mos prekjen e gjobave ndaj bizneseve. Berisha tha se Edi Rama e bllokoi ate per interesa personale pasi ligji ne fjale i heq mundesine e vjeljes se gjobave te majme 20-she. Me duhet te them se nuk votove edhe per shkaqe te tjera se ajo gjykate te dashur qytetare eshte gjykata qe do te bllokonte 20 perqindeshin gjykata qe do te prishte me vendimet e ligjit duart e ekzekutivit lokal apo qendror mbi biznesin dhe arbitraritetin. Nuk e votove se do te vjelesh gjoba 20 perqindeshe per pallatet qe ndertohen sepse nuk eshte interesi i klanit i kupoles qe ti drejton- u shpreh kreu i qeverise.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›