E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Prokuroria e pavarur, por jo e pakontrolluar

PEQIN- 'Përplasja' mes Ministrisë së Drejtësisë dhe institucionit të Prokurorisë ka vijuar edhe sot, pas zhurmës mediatike që ka krijuar raporti i Ministrisë së Drejtësisë mbi organin e akuzës.  Ministri Eduart Halimi deklaroi sot se raporti i Ministrisë mbi inspektimet e kryera në organin e akuzës dhe shkeljet e gjetura janë korrekte.

Ministri duke deklaruar se ‘Prokuroria është e pavarur, por jo e pakontrolluar’ theksoi se raporti fakton shkeljet e prokurorëve. “Raporti i ministrisë për Prokurorinë, korrekt. 20 prokurorë kanë shkelje të faktuara Halimi. Janë kontrolluar 60 nga 300 prokurorë”,- deklaroi Halimi. Këto deklarata ministri Halimi i bëri mesditën e sotme në aktivitetin ‘Dita e Hapur’ mbajtur sot në burgun e Peqinit.

PERPLASJA
Akuza të njëpasnjëshme janë përcjellë prej disa ditësh, pas publikimit të raportit të MD-së mbi inspektimet e kryera në organin e akuzës. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të ligjit. Në raportin e saj Minsitria e Drejtësisë pas një inspektimi të hollësishëm akuzon Prokurorinë e Përgjithshme se ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin në rastin e hetimit të çështjeve nga ana e prokurorëve të cilët nuk kanë respektuar afatet ligjore. Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme vlerësoi se raporti i fundit i Ministrisë së Drejtësisë, mbi inspektimet e kryera në prokurori, ka devijuar nga konteksti.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›