E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PS me premtimet jorealiste, do ta çojë vendin në krizë

berisha per PSKryeministri në detyrë, Sali Berisha, ka shprehur edhe një herë shqetësimin se Partia Socialiste me premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale dhe me një ekip qeveritar pa eksperiencë do ta zhyt vendin në një krizë ekonomike. Këto deklarata kreu aktual i qeverisë i bëri gjatë takimit me Wolfgang Grossruck, deputet i parlamentit austriak dhe President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe me një përfaqësi të shërbimit zjarrfikës  të Austrisë.

Takimi

Takimi mes Berishës dhe Grossruck u zhvillua në ambientet e kryeministrisë. Deputeti austriak gjendet në Tiranë në kuadër të një angazhimi të marrë dy vite më parë për asistimin me ndihmë logjistike dhe trajnime të shërbimit zjarrfikës të disa qyteteve të Shqipërisë. Kryeministri Grossruck për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm për Shqipërinë e shqiptarët.

Reformat

Në vijim, kryeministri e njohu Grossruck me disa prej reformave themelore të ndërmarra gjatë këtyre viteve, ndërsa theksoi se qeveria ka bërë të gjitha përpjekjet dhe ia ka dalë me sukses që vendi të mos binte në recesion, pavarësisht se kriza financiare europiane e botërore solli pasojat e saj. Duke u ndalur tek maxhoranca e re, kreu aktual i qeverisë tha se Partia Socialiste, me premtime antiglobaliste dhe jo realiste si shërbim shëndetësor falas, heqje të taksave për 95 përqind të shqiptarëve, legalizime falas etj, dhe me një ekip qeverisës pa eksperiencë do ta çojë Shqipërinë në recesion, duke sjelle krizë ekonomike, papunësi e varfëri. Për këtë kryeministri Berisha siguroi se opozita do të jetë vigjilente e do të qëndrojë përballë tyre duke bërë një opozitë të fortë. Nga ana e tij, Grossruck, shprehu vlerësime për arritjet e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ndërsa theksoi angazhimin për vazhdimin e bashkëpunimit. Grossruck u shpreh se shpreson që qeveria e re do ti konsolidojë e çojë përpara këto arritje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›