Masakra mbi natyrën, deti po ha Shqipërinë

Babëzia jonë në shfrytëzimin pa kriter të pasurive të natyrës do të ketë një kosto marramendëse për vendin tonë. Shkatërrimi i pyjeve e ka bërë Shqipërinë, vendin me shkallën me të lartë të erozionit në Evropë. Por, shkatërrimi i lumenjve është edhe dramatik. Nuk bëhet fjalë për shkatërrimin e shtretërve të tyre, rritjen e shkallës së erozionit përgjatë zonave kua ata kalojnë, shkatërrimin e urave a diç tjetër, por për një gjëmë edhe më të madhe, e cila po e ha tokën e Shqipërisë çdo vit.
Në një vend ku ligjet bëhen për të ushqyer orekset e biznesmenëve, të cilët nuk marrin parasysh as edhe një kriter mjedisor, në një vend ku qeveria stimulon dhe mbyll sytë përpara barbarisë shkatërruese të natyrës, ajo, pra natyra, nuk vonon të hakmerret. Ne shkatërruam ekuilibrat që ajo kishte vënë për mijëra vite dhe tani jemi në pritje të sulmit të saj. Shkatërrimi dhe devijimi i derdhjes së Semanit shkatërroi 6000 metra vijë bregdetare. Sot deti në këtë zonë futet çdo vit me nga 25-30 metra dhe brenda 10 vitesh janë zhdukur 200 hektarë tokë(njësipërfaqe e barabartë me atë për të cilën njerëzit po vriten me autobomba diku tjetër).
Shkatërrimi i lumit Erzen ka prishur ekuilibrat shekullorë me detin, i cili tashmë i është sulur plazhit të Gjirit të Lalësit, për të cilin po luftojnë sot njerëzit më të pasur të vendit.
Spiro Boci, studiues ish pedagog i katedrës së Gjeodezisë, një nga studiuesit më të mirë e më të vjetër të vijës bregdetare të Shqipërisë, përmes këtij shkrimi ngre alarmin për shkatërrimin e tokës. Ligji natyror është shumë i thjeshtë – thotë Boci – fusha e ultësirës sonë u krijua nga prurjet e lumenjve ndër shekuj. Tani që ne nuk po lejojmë që lumenjtë të shkarkojnë më inerte, deti po rimerr pronën e tij të vjetër, tokën tonë./Gazetaidea/M.Kikia/
Shkrim nga Spiro Boci:
Pushtimi i tokës nga deti, fatkeqësia që po na vjen ne derë
Studimi i parë, i mirëfilltë, për evidentimin e evolucionit të bregdetit tonë të Adriatikut e ka zanafillën në vitin 1963, i kryer në Katedrën e Gjeodezisë. Studimi u bazua në 3 pozicione të vijës bregdetare të paraqitura në hartat e botimit Austriak te viteve 1916-1918, në hartat e botimit Italian të viteve 1936-1938 si dhe në hartat e botuara në vendin tonë në vitin 1962, si dhe ne vëzhgimet e hollësishme të kryera në terren dhe në informacione të tjera të marra drejtpërsëdrejti.
Pas tre vite studimesh, në vitin 1966, u botua artikulli me titull “Studimi i lëvizjes së vijës bregdetare nga pikëpamja topografike ku, përveç të tjerash, u dha sinjali i parë qe vija bregdetare e Adriatikut tonë nuk është e qëndrueshme (Luli N. Boci S 1966 Bul.Shk.Natyrës 2 Tiranë 114-124).Studimi i mësiperm u vazhdua edhe më tej për të thelluar edhe më shumë njohuritë për ndryshimet e vijës bregdetare në kohë, duke shtuar të dhëna të reja të pocionit te vijës bregdetare të nxjerra nga hartat e botimeve të vonshme dhe planeve topografike deri në vitin 1990 si dhe pozicionin e vijës më të hershme të vitit 1870.
Nga rezultatet e tërësisë së studimit, që përfshinte tashmë një periudhë kohore 120 vjeçare që paraqisnin 6 pozicione dhe në disa raste 8 pozicione të vijës bregdetare arritëm në përfundime të sakta si në drejtim të evolucionit natyral të bregdetit ashtu edhe për ndryshimet që ka pësuar dhe po pëson ky evolucion nga ndërhyrjet e njeriut që kanë cenuar drejtpërsëdrejti ose tërthorazi faktorët e zhvillimit natyror të tij.
Vijat bregdetare të periudhave kohore të ndryshme gjatë një evolucioni natyral nuk janë as paralele dhe as të ndara nga njëra-tjetra, por ato kryqëzohen duke formuar pika nyje kryesore dhe të ndërmjetme. Pikat nyje kryesore ndajnë zonat e ndikimit të çdo lumi, janë pothuajse të qëndrueshme për një periudhë relativisht të gjatë kohore dhe në kushtet e një bregdeti akumulativ ato spastrohen për herë e më shumë në thellësi të detit. Pikat nyje të ndërmjetme ndodhen brenda për brenda zonave të ndikimit të lumenjve duke e ndarë atë në nënzona, me dukuri akumulimi dhe erozioni,ato nuk janë të qëndrueshme por ndryshojnë në varësi të pozicionit të grykëderdhjes.
Në vartësi nga rezultatet e përfituara nga tërësia e studimeve, pavarësisht kompleksitetit të faktorëve që ndikojnë në evolucionin e bregdetit, kemi dalë në përfundimin e patjetërsueshëm që në kushtet e një zhvillimi natyror vija bregdetare dhe elementët gjeomorfologjike të zonës bregdetare skumulative të Adriatikut tonë nuk janë të qëndrueshme. Në kohë vija bregdetare ndryshon pozicionin dhe lementët gjeomorfologjikë formohen, ndryshojnë dhe do të formohen serish më në thellësi të detit, si rezultat i prurjeve të ngurta që sjellin lumenjtë, zhvendosjeve të grykavëderdhjeve të tyre dhe faktorëve që përsëriten.
Shkatërrimi i lumenjve po shkatërron bregdetin
Në kohë, nën ndikimin e këtyre dukurive gjeomorfologjike, është formuar fusha e bregdetit të ulët të Adriatikut së tokës me lagunat ekzistues dhe të atyre që tashmë janë të bonifikuara.
Është fakt i pamohueshëm që në evolucionin natyror të një bregdeti akumulativ ndikojnë grykëderdhjet e lumenjve me prurjet e ngurta qe sjellin, pa përjashtuar këtu edhe ndikimin e vogël të ngritjeve ose uljeve të sipërfaqes së tokës. Grykëderdhjet janë shumë dinamike por njëkohësisht edhe të paqëndrueshme kur u ndërpriten këto prurje, sepse ato janë struktura qe lidhen drejtpërdrejt me to. Një pakësim i tyre sjell një kundërveprim negative pothuajse të menjëhershëm në akumulimin e inerteve gjatë bregdetit. Grykëderdhjet si struktura të futura në det, ndikojnë në përthyerjen e valëve të detit të cilat synojnë ti shkatërrojnë ato dhe e koncentrojnë energjinë e lëvizjes së valëve në shpërndarjen e inerteve gjatë bregdetit. Kur grykëderdhjet e lumenjve furnizohen në mënyrë të pamjaftueshme me prurje të ngurta, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, valët jo vetëm që ndikojnë në gërryerjen e saj por ndikojnë edhe në gërryerjen e bregdetit.
Shkaqet kryesore të mundshme që ndikojnë në pakësimin e prurjeve të ngurta që sjellin lumenjtë në bregdet janë ndërtimi i digave, marrja intensive e rërave pa kriter dhe pa u dokumentuar nga shtreterit e lumenjeve, sistemimi i basneve malore, ndërprerja e funksionimit të përkohshëm të grykëderdhjeve të braktisura etj.
Kur prurjet e ngurta pakësohen shumë atëherë erozioni gjatë vijës bregdetare rritet ndjeshëm. shtë tashme fakt i pa kundërshtueshëm që në kushtet e sotme me ndërhyrjet e pabazuar dhe të pa kontrolluara dhe sidomos në marrjen e inerteve nga lumenjtë po paguhen efektet negative në bregdet nga këto ndërhyrje. Në evolucionin natyror të bregdetit të Adriatikut, raporti mesatar midis akumulimit dhe erozionit është rreth 2-5%. Ky raport, sot, në shumë pjesë të bregdetit është zvogëluar shumë dhe po kalom më të kundertën . Kjo kërkon patjetër që të evidentohen këto ndryshime që ka pësuar ky evolucion nga ndërhyrjet e njeriut të nevojshme keto për të përcaktuar evolucionin e bregdetit në të ardhmen në të kundërt bregdetin e kanos katastrofa. Nisur nga sa thamë më sipër dalim ne përfundim qe projektuesit, gjatë projektimeve në afërsi të zonave bregdetare duhet të marrin në konsideratë patjetër evolucionin e zhvillimit natyral te zonave ku ata projektojnë si dhe ndryshimet që kanë pësuar këto zona, sepse ndërhyrjet që prishin këto faktorë qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, mund të çojnë në dështim edhe vetë interest ekonomikë dhe social të abjekteve që ata projektojnë për të ndërtuar.
Ndërtimi i digave për H/C ndërpret pothuajse tërësisht prurjet e ngurta dhe zonat bregdetare ku ndikojnë lumenjtë ku ngrihen digat hyjnë në proces erozioni. Prandaj del më së e domosdoshme që projektuesit ta kenë parasysh këtë fakt dhe të parashikojnë në kostot e veprave edhe investimet e nevojshme për mbrojtjen e bregdetit nga erozioni qe vijnë si pasojë e këtyre ndërhyrjeve dhe njëkohësisht të jenë shumë të kujdesshëm me ndërtimet në afërsi te bregut të detit në zonat me proces erozioni. Pavarësisht nga tërë këto, sot për sot, për ta shpëtuar Bregdetin nga shkatërrimi duhet qe të ndalohet tërësisht shfrytëzimi marramendës i inerteve nga lumenjtë dhe nga bregdeti, në të kundërt do të dëmtohet tërësisht perspektiva e bregdetit të Adriatikut për një turizëm te mirëfilltë.
Shembuj negative që kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjeve që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti ose tërthorazi në evolucionin natyror të bregdetit ose ndërtime në zonat erozive pa pasur njohuri mbi këtë evolucion.
Po përmend në mënyrë të përmbledhur disa nga pasoja katastrofike që ka pësuar bregdeti si pasojë ë dëmtimit të lumenjve:
1-Pas ndërtimit të H/C të Vaut të Dejës, bregdeti dhe plazhi i Velipojës hyri në proces erozioni dhe tani gjithnjë edhe më shumë po zvogëlohet gjerësia e brezit ranor dhe asnjë studim apo investi nuk është bërë për ngadalësimin e këtij fenomeni.
2-Devijimi i lumit të Ishmit për mbushjen e liqenit të Patokut, ku projektuesit nuk morën në konsideratë paralajmërimet për të pasur kujdes me mënyrën e devijimit të lumit, për të mos prekur zhvillimin natyror të bregdetit, u shoqërua me shumë pasoja negative. Ky devijim dëmtoi shumë plazhin e Patokut dhe ndërtimet në këtë plazh, prishi kushtet natyrore që lumi Ishëm dhe Mat kishin krijuar për formimin e një liqeni të ri dhe dëmtoj shumë gjatë zonën bregdetare ku ndikon lumi Ishëm.
3-Shfrytëzimi tej mase i inerteve në lumin Erzen, përgjatë gjithë gjatësisë së tij, në këto 20 vjetët e fundit solli si pasojë erodimin e madh të grykëderdhës me rreth 2200 metër, duke e pozicionuar atë për pozicionin qe ka pasur në vitin 1910. Mungesa e derdhjes së inerteve, të cilat ruanin ekuilibrat natyror në marrëdhëniet mes detit dhe tokës, e bëri detin detin agresiv. Ky shkatërrim mjedisor e vuri zonën e ndikimit të lumit pothuajse tërësisht në kushte erozioni që mund të shuajë prespektivën turistike të zonës së Gjirit të Lalësit. Zona sot është nën pushtetin e ligjeve të detit, të cilat po bllokojnë edhe grykëderdhjen e lumit që mund të pasohet me prishjen e argjinaturës të fushës së bonifikuar të Durrësit edhe përmbytjen e saj.
4- Në ndërtimet pa kriter ne afërsi të bregut të detit në tërë gjatësinë e plazhit të Patokut, që ndotet në proces gërryerës, kanë filluar të duken problemet e para negative që do të vijnë duke u thelluar gjithmonë e më tepër.
5-Projektuesit e hidrovorit të Karavastasë së vogël për bonifikimin e saj nuk marrin parasysh ecurinë e zhvillimit natyror të bregdetit në këtë zonë dhe shkëputen aktivitetin e pjesshëm të grykëderdhjeve të vjetra të lumit Seman. Si pasojë në këtë nën zonë u rrit shumë erozioni në një gjatësi të vijës prej rreth 6000 metra. Çdo vit deti përparon në këtë zonë me rreth 20-25 metra dhe vetëm brenda 10 vjetëve atyre iu reduktua një sipërfaqe toke rreth 200 hektarë.
6- Projektuesit e plazhit të Semanit, pavarësisht paralajmërimeve, e projektuan atë në vitet 1968-1972 në një zonë me proces të madh erozioni. Pas 30 vjetëve, plazhi u shkatërruar plotësisht dhe sot nuk gjendet më asnjë shenjë e tij.
7-Shembujve të mësipërm mund tu shtojmë, përveç të tjerave edhe objektet ushtarake të ndërtuara ne bregdet në vendet problematike me erozion që tani ndodhen me dhjetëra metra ne brendësi te detit dhe përbejnë rrezik për njerëzit dhe mjetet lundruese. /Start/
2011-10-06 13:37