E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, digjet shtëpia, familja e pastrehë apel për ndihmë

GJIROKASTËR- Një muaj më parë familja Dyskniku ishte transferuar nga Ura Vajgurore në Gjirokastër, me qëllim shkollimin e fëmijeve pasi në vendin ku jetonin më parë shkollat ishin tepër larg. Por fati nuk u ka prirë për mbarë as në fshatin Arshilengo, ku jetonin në një banesë njëkatëshe me qera, e cila u dogj krejtësisht si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Sot ata kanë mbetur terësisht në qiell të hapur, pa para, pa strehë, por vetm me hidhërimin e një fati të mbrapsht që u mori gjithcka duke i braktisur me lot në sy.
“Erdhëm këtu për të shkolluar fëmijët, kam katër fëmijë. Unë jam invalid, jam i verbër, maqrr vetëm invaliditetin 100 mijë lekë dhe nuk kam asnjë të ardhur tjetër”, u shpreh kryefamiljari Miltiadh Dyshniku.

Me plagë djegie në duar, kryefamiljari e ka tepër të vështirë të mendojë se si do kujdeset për 4 fëmijët e tij dhe bashkëshorten, e cila gjithashtu ka pësuar plagë në duar. Edhe ato pak kursime që kishin mbledhur për të shtyrë ditët kur mbeteshin pa para, u janë djegur tërësisht.

“3 milion e 250 mijë lekë i kisha në dollap, dhe ato ishin djegur komplet. Tani jam në mes të rrugës nuk e di cfarë të bëj”, tha ai.

Miltiadhi ka punuar për 17-vjet punonjës në miniera dhe para 11 vitesh një shpërthim i ndodhur në punë bëri që të plagoset rëndë duke humbur një sy dhe mori një dëmtim të madh në dorën e djathtë. Prej atëherë ai ka përftituar një pension invalideti perj 10 mijë lekësh të reja të vetmet të ardhura për gjashtë anëtarët e kësaj familjeje.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›