E Diel, 1 Nëntor 2026

Johnny Depp krahason fotografimin me përdhunimin, kërkon ndjesë

TIRANE-Johnny Depp ka krahasuar sesionet fotografike që VIP-at bëjnë për revistat e ndryshme me abuzimin seksual, por menjëherë tërheq deklaratën dhe kërkon ndjesë.

Aktori 48-vjeçar i bëri komentet për revistën e Nentorit, ‘Vanity Fair’, në një intervistë që sigurisht ishte e shoqëruar me një set fotografik të protagonistit të sagës “Piratët e Karaibeve”.

“Të duket vetja sikur po të përdhunojnë në njëfarë mënyre. Këto sesione janë të çuditshme”, u shpreh Depp.

Gjithashtu, aktori e cilësoi këtë si një proces “idiot”.

Këto deklarata kanë nxitur reagimin e grupeve që janë kundër dhunës seksuale.

“Edhe pse fotot mund të cënojnë privatësinë tënde, kurrë nuk mund të krahasohen me një krim të dhunshëm siç është përdhunimi”, ka reaguar zëdhënësja e një grupi amerikan anti-dhunë.

Aktori pasi është njohur me reagimin që ka shkaktuar deklarata e tij kërkon ndjesë.
"Kjo ishte një zgjedhje e dobët e fjalëve nga ana ime në një përpjekje për të shpjeguar një ndjenjë rreth fotove," tha ai në deklaratë. "Unë e kuptoj se nuk ka krahasim me atë që kam thën, dhe unë jam shumë i penduar."

Johnny Depp nuk është i vetmi personazh i famshëm që është ankuar për fotot. Aktorja Kristen Stewart ka thënë para disa kohësh se nuk priste që jeta e saj të ndikohej kaq shumë nga paparacët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›