E Martë, 3 Nëntor 2026

Masakra ndaj civilëve në Gaza, SHBA dhe Katari: Të arrihet urgjent një marrëveshje dhe të vendoset armëpushimi

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Emiri Sheikh Tamim Bin Hamad Al-Thani i Katarit kanë diskutuar vrasjet masive që lanë më shumë se 100 njerëz të vrarë në Gaza.

“Të dy udhëheqësit ranë dakord se ky incident krijon urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje sa më shpejt të jetë e mundur dhe zgjerimit të ndihmës humanitare në Gaza”, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë kaosit, ku trupat izraelite hapën zjarr dhe shkaktuan panik ndërsa civilët e uritur palestinezë po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore.

 “Ata ranë dakord që Hamasi të lirojë pengjet. Udhëheqësit nënvizuan se lirimi i pengjeve do të rezultonte në një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Gaza për një periudhë prej të paktën gjashtë javësh. Ata shkëmbyen mendime se si një periudhë kaq e gjatë qetësie mund të ndërtohet më pas në diçka më të qëndrueshme”, shpjegon shtëpia e bardhë.

Të dy liderët diskutuan për marrjen e më shumë ndihmës humanitare në Gaza dhe se si armëpushimi sipas marrëveshjes së pengjeve do të ndihmonte më tej në përpjekjet për të siguruar që ndihmat të arrijnë te civilët në nevojë në të gjithë Gazën”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›