Sulmet në Gazën veriore, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi: Kanë kryer masakër

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi në Gaza, Ashraf al-Qudra ka bërë të ditur se më shumë se 100 njerëz vrarë ndërsa prisnin dërgimin e ndihmave në Gazën veriore – dhe më shumë se 700 të tjerë u plagosën.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë incidenti ndodhi në rrethrrotullimin Nabulsi, në rrugën Rashid, të enjten ndërsa ai fajësoi forcat izraelite për atë që ai e përshkroi si një “masakër”.
Ai paralajmëroi se dhjetëra viktima ishin sjellë në gjendje kritike në spitalin e afërt al-Shifa, në qytetin e Gazës dhe se mjekët nuk ishin në gjendje të përballonin vëllimin dhe ashpërsinë e rasteve, transmeton BBC.
Ndërkohë, agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, Wafa, citoi burime mjekësore që thonë se forcat izraelite qëlluan drejt mijëra njerëzve nga qyteti i Gazës dhe zona të tjera veriore, teksa prisnin në rrethrrotullimin e Nabulsit për mbërritjen e kamionëve të ngarkuar me ndihma humanitare.
/rtsh.al/