Masakra në Halabja, padi firmave franceze që ndihmuan Sadam Huseinin
Gati 25 vjet pasi ish-diktatorit irakian Sadam Husein kreu një sulm vdekjeprurës me gaz helmues në qytetin kurd Halabja, avokatët e të mbijetuarëve ka ngritur një padi në një gjykatë në Paris duke kërkuar për një hetim të firmave franceze që ndihmuan Sadamin të krijonte arsenalin e tij kimik.
Sipas mediave ndërkombëtare 5 mijë kurdë të Irakut u vranë në sulmin e vitit 1988 në qytetin verior të Halabjës, një prej sulmeve më të rënda me gaz helmues të kryer ndonjëherë ndaj civilëve.
Sulmi erdhi si pjesë e fushatës së Sadamit për të shtypur rebelimin kurd.
Avokat që përfaqëson disa nga të mbijetuarit, Gavriel Marion, thotë se pala akuzuese ka identifikuar disa firma franceze që luajtën rol në mundësimin e Sadam Huseinit për të zhvilluar programin e armëve kimike.
Ai thotë gjithashtu se ekipi i tij ka dokumente që vërtetojnë raste të ngjashme kundër firmave në katër vende të ndryshme.