E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, diskutime për armatimin e rebelëve sirianë

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se administrata Obama mund të vendosë këtë javë nëse do të armatosë rebelët e opozitës siriane.

Ky vendim vjen pas shqetësimeve të SHBA-së se forcat pro-qeveritare të mbështetura nga Irani dhe milicia Hezbollah e Libanit mund të fitojnë epërsi në këtë konflikt.

Një seri takimesh janë planifikuar për këtë javë në Shtëpinë e Bardhë mbi Sirinë ndërsa forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad raportohet se po përgatiten për një sulm në qytetin strategjik të Homsit.

Sekretari i Shtetit John Kerry shtyu një udhëtim të planifikuar për në Izrael dhe në tre vende të tjera të Lindjes së Mesme për të marrë pjesë në diskutime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›