E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, turqit bojkotojnë festën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Këshilltarët e Asamblesë Komunale në Prizrenit nga radhët e komunitetit turk nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen solemne të 135- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Këshilltari i LDD-së, Lulëzim Kabashi ka kritikuar mungesën e pjesëmarrjes të këshilltarëve të KDTP-së, në seancën solemne të LSHP-së.

Fatkeqësisht ende edhe në këtë kohë ekziston një mentalitet i gabuar, tha Kabashi.

Sipas tij, këshilltarët e KTDP-së është dashur të marrin pjesë edhe në këtë seancë solemne si në çdo seancë tjetër të Asamblesë.

Ndërsa kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka komentuar mungesën e këshilltarëve të KTDP-së në festën solemne të LSHP-së.

Shënohet 135-vjetori i Lidhjes së Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar. Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptar, të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (shqiptarë të asimiluar).

Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar, që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe, e organizuar politikisht, administrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›