E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Norvegji, dëshmitari: Killeri ishte i qetë

Një dëshmitar i masakrës së djeshme të ndodhur në Oslo, ka rrëfyer se vrasësi ishte i qetë në momentin që ka kryer krimin. “Ecte i qetë përgjatë ishullit dhe ka qëlluar drejt të gjithëve.

Më pas është afruar pranë vendit ku ishte ulur dhe ka filluar të gjuajë me armë duke vrarë fillimisht 10 persona. Gjëja më e çuditshme është se ai ishte tepër i qetë.

Kam arritur të shpëtoj sepse u hodha direkt në ujë”, shprehet ai. Shumë të pranishëm janë përpjekur t`i shpëtonin të shtënave të armës që vinin nga killeri, por një pjesë e madhe e tyre për fat të keq nuk kanë arritur të shpëtonin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›