E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorial në Katedralen e Oslos, përkujtohen 92 viktimat

Norvegjia sot do të mbajë zi për 92 viktimat e masakrës, të cilët mbetën të vdekur nga shpërthimi dhe sulmi me armë i një të riu. Flamujt në vend do të ulen në gjysmë-shtizë.

Ndërkohë në katedralen e Oslos, është zhvilluar memoriali, për viktimat, ku kanë qenë të pranishëm qindra të afërm të viktimave. Në këtë memorial, kanë marrë pjesë mbreti dhe mbretëresha, ku kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat e kësaj tragjedie. Kryeministri i Norvegjisë, e ka cilësuar këtë tragjedie kombëtare.

Policia ka informuar se nga sulmet e kryera një ditë më parë kanë mbetur të vdekur të paktën 92 njerëz dhe janë plagosur 97 të tjerë. Dyshohet se numri i të vdekurve do të shtohet, pasi ka dhe persona të zhdukur. Sipas të dhënave të policisë, vrasësi është një i krishterë fundamentalist i lidhur me ekstremistë të krahut të djathtë.

“Masakra e ktheu ishullin Utoya nga një parajsë pushimesh për të rinjtë në një ferr”, deklaroi i tronditur kryeministri norvegjez Jens Stoltenberg, pas gjakderdhjes në kampin e pushimeve të organizatës rinore të Partisë së tij Socialdemokrate.

Pak orë para masakrës në ishull, një atentat shkatërrimtar me bombë në Oslo u mori jetën të paktën shtatë vetëve. Shumë persona të tjerë u lënduan. Fuqia e shpërthimit të premten pasdite shkatërroi shumë ndërtesa, ndër të tjera edhe zyrën e kryeministrit Stoltenberg, i cili në atë moment nuk ndodhej atje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›