E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Oslo, Breivik mund të ketë filmuar gjithçka

Anders Behring Breivik, mund të ketë filmuar të gjithë skenën e krimit të ndodhur në ishullin Utoya, në datën 22 korrik. Sipas hetimeve që vijojnë ende në Oslo, policia po kërkon një telekamer ose një skedë memorie, të cilën Breivik mund ta ketë hedhur në ishull para arrestimit.

Sipas mediave të ndryshme norvegjeze, Breivik ka shprehur qëllimin e tij për të filmuar gjithçka dhe t`ia shpërndante videon disa dhjetërave redakisve me shpresën se dikush prej tyre do e publikonte.
 

Po ashtu, hetuesit kanë zbuluar ndër të tjera se pak ditë para kryerjes së masakrës, Breivik ka blerë një videokamer. Policia është e bindur se kjo mund të gjendet në Utoya dhe është përqendruar në ishull për ta gjetur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›