E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sanksione të reja kundër Bjellorusisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë bërë publike sanksione të reja kundër Bjellorusisë, për shkak të shtypjes së politikanëve, aktivistëve dhe gazetarëve që kanë marrë pjesë në protestat e dhjetorit.

“Sot, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të tjera ekonomike kundër katër ndërmarrjeve të mëdha shtetërore në Bjellorusi”, sqaroi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland.
 

Ajo kujtoi se sanksionet e reja vijnë pas kufizimeve të udhëtimit, ngrirjes së aseteve dhe sanksioneve të shpallura më 31 janar. Ndërkaq, në Bjellorusi, presidenti Aleksandër Lukashenko ka falur 9 nga 41 të shpallurit fajtorë për pjesëmarrje në protestat masive të 19 dhjetorit, të cilat pasuan rizgjedhjen e tij në postin e kreut të shtetit.
 

Nëntë të liruarit kanë bërë kërkesë për amnisti, duke pranuar se kanë marrë pjesë në demonstrata, por duke u zotuar se nuk do të angazhohen sërish në aktivitete të tilla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›