E Diel, 1 Nëntor 2026

“Forbes”: Angelina Jolie, aktorja më e paguar në Hollywood

NJU JORK - Sipas klasifikimit të përvitshëm të revistës amerikane "Forbes", Angelina Jolie është aktorja më e paguar në Hollywood, me të ardhura prej 33 milionë dollarë për periudhën qershor 2012 - qershor 2013.

Në vend të dytë ndodhet Jennifer Lawrence, që u vlerësua me çmimin Oscar për aktoren më të mirë në filmin "Terapia e Lumturisë", me të ardhura prej 26 milionë dollarë.

Kristen Stewart, protagonistja e sagës "Twilight", ndodhet në vend të tretë me të ardhura prej 22 milionë dollarë, përpara Jennifer Aniston të ardhurat e së cilës arritën në 20 milionë dollarë.

"Angelina Jolie është një prej aktoreve të rralla që mund të kërkojë më shumë se 15 milionë dollarë për film", citon revista "Forbes", duke përmendur rastin e filmit të ri ''Disney'' që do të dalë në vitin 2014.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›