E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrimi i çiftit, babai i të akuzuarit: Vareni tim bir

Babai i autorit, Bajram Malkaj

Kur kanë kaluar tri javë nga tragjedia e Belishovës, babai i 19- vjeçarit Xhevit Malkaj kërkon ndëshkimin me varje për djalin e tij.

Bajram Malkaj i bën apel shtetit të marrë masa që ai të mos qëndrojë më i ngujuar, pasi familja e tij është në skamje dhe se atij i duhet të punojë për të siguruar nevojat jetike.

Ndonëse shprehet i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme e familjarëve të viktimave, Enver dhe Hasbije Myftaraj, ai pohon se nuk mund të qëndrojë më i mbyllur në shtëpi. Fshati juaj, Belishova, u trondit kur tri javë më parë u vranë dhe u dogjën burrë e grua, Enver dhe Hazbije Myftaraj.

“Panorama” zbardh sot apelin e babait te autorit, i cili pranon se ka mbetur pa fjale nga gjithe sa ka ndodhur dhe kerkon denim kapital per te birin.

” Unë nuk kam më fjalë për të thënë. Djali ma bëri këtë. Vrau burrë e grua në derën e shtëpisë së tyre. Ligji dhe drejtësia shqiptare le të veprojnë si është më e mira”.

Perballe kerkeses se familjareve te viktimave per varje ai shton. “Le ta varin. Unë jam babai i djalit dhe i kërkoj Presidentit dhe Kryeministrit që djali im të varet, pikërisht në vendin ku ai vrau dhe më pas dogji bashkëshortët Myftaraj”- thote ai.

(Intervisten e plote e lexoni sot ne Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›