E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktor Gushi, letër familjeve të viktimave: Më falni!

Viktor Gushi ne gjykate

TIRANE- “Jam i penduar. U kërkoj falje familjarëve të viktimave të cilëve ua mora jetën padrejtësisht”.  Supergrabitësi Viktor Gushi u shfaq i penduar dje në sallën e gjyqit, ku bëri tentativën që me anë të gjyqit të shkurtuar t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm për veprimet e tij kriminale.

Duke qëndruar në këmbë në kafazin e sallës së gjyqit, me vështrimin e fiksuar në dysheme, Gushi u kërkoi publikisht ndjesë familjarëve të viktimave të tij. I pandehuri, i akuzuar për 15 episode kriminale, në dy prej të cilave humbën jetën punonjësja e bankës Eleonora Kaloçi dhe argjendari Rrapo Sinanaj, shqiptoi vetëm këto pak fjali para gjykatës. Teksa Gushi shfaqte pendesë dhe pretendonte pranimin e saj në sallën e gjyqit, ndodheshin familjarë të argjendarit të ndjerë Sinanaj, mes të cilëve edhe dy vajzat e tij.

Viktor Gushi u shfajësua para familjarëve të viktimave se veprat kriminale i kishte bërë si rrjedhojë e jetës së tij të vështirë. Përmes letrës, që në fund mbante firmën e tij, të lexuar në sallë nga avokatja Gushi, pohonte:

“U kërkoj ndjesë publike familjeve të cilat sot, kur unë po gjykohem, nuk kanë një nga familjaret, se unë padrejtësisht u kam marrë jetën. Shpreh një pendesë të thellë para jush për çdo vepër penale që kam bërë”, thuhej në letër.

(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›